Makita GA5020 Instruction Manual page 28

Hide thumbs Also See for GA5020:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Fig.5
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
Instalimi i dorezës në formë harku
(aksesor opsional)
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që doreza në formë harku
është instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Fig.6
Gjithnjë instalojeni dorezën në formë harku në vegël
përpara përdorimit. Mbajeni çelësin e veglës dhe dorezën
në formë harku fort me të dyja duart gjatë përdorimit.
Instalojeni dorezën në formë harku në mënyrë të tillë që
dalja e saj të përshtatet në vrimën përkatëse në folenë e
ingranazheve.
Vendosni
bulonat
dhe
hekzagonal. Doreza formë harku mund të instalohet në
dy drejtime të ndryshme siç tregohet në figura, në
pozicionin që i përshtatet më tepër punës suaj.
Fig.7
Fig.8
Instalimi ose heqja e mbrojtëses së diskut
(për disk të shtypur në qendër, multidisk /
disk smerilues prerës, disk diamanti)
KUJDES:
Kur përdorni disk lëmimi/multidisk me qendër të
shtypur, disk me furçë teli ose disk prerës,
mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet në vegël në
mënyrë të tillë që ana e mbyllur e mbrojtëses të
tregojë gjithnjë nga përdoruesi.
Për vegla me mbrojtëse disku të llojit me vidë
bllokuese
Fig.9
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalën në shiritin e
mbrojtëses së diskut të rreshtuar në një vijë me
dhëmbin e kutisë mbajtëse. Në vijim, rrotullojeni
mbrojtësen e diskut në drejtim kundërorar me 180°.
Sigurohuni ta shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Për vegël me mbrojtëse disku të llojit me levë
mbërthyese
Fig.10
Fig.11
Lironi levën në mbrojtësen e diskut pasi keni liruar
vidën. Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalën në
shiritin e mbrojtëses së diskut të rreshtuar në një vijë
me dhëmbin e kutisë mbajtëse. Më pas rrotulloni
mbrojtësen e diskut në pozicionin që tregohet në figurë.
Shtrëngoni levën për të mbërthyer mbrojtësen e diskut.
Nëse leva është shumë e shtrënguar ose shumë e lirë
për të mbajtur mbrojtësen e diskut, lironi ose
shtrëngojini
me
çelësin
shtrëngoni vidën për të rregulluar shtrëngimin e
mbrojtëses së diskut.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut
lëmues/multidiskut me qendër të shtypur
(aksesor opsional)
PARALAJMËRIM:
Përdorni gjithmonë mbrojtësen e ofruar kur në
vegël keni vënë diskun lëmues/multidiskun me
qendër të shtypur. Disku mund të thyhet gjatë
përdorimit dhe mbrojtësja ndihmon në uljen e
mundësive për lëndime personale.
Fig.12
Montoni flanxhën e brendshme në bosht. Futni diskun
në flanxhën e brendshme dhe vidhosni dadon bllokuese
te boshti.
Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni bllokimin e
boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet më, pastaj
përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe shtrëngojeni
mirë në drejtim orar.
Fig.13
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
Instalimi ose heqja e dados Ezynut
(aksesor opsional)
KUJDES:
Mos përdorni dadon Ezynut me flanxhën e
sipërme ose me lëmuesin me kënd me simbolin
"F" në fund të numrit të modelit. Ato flanxha janë
aq të trasha saqë boshti nuk mund të mbajë të
gjithë fijen.
Fig.14
Flanxhën e brendshme, diskun lëmues dhe dadon
Ezynut montojini në bosht në mënyrë të tillë që logoja
Makita në dadon Ezynut të tregojë nga jashtë.
Fig.15
Shtypni fort bllokuesin e boshtit dhe shtrëngoni dadon
Ezynut duke rrotulluar diskun lëmues në drejtim orar
deri në fund.
Rrotulloni unazën e jashtme të dados Ezynut në drejtim
kundër orar për ta liruar atë.
Fig.16
Fig.17
SHËNIM:
Dadoja Ezynut mund të lirohet me dorë nëse
shigjeta tregon drejt dhëmbëzës. Në të kundërt
për ta liruar atë nevojitet një çelës për dadon
bllokuese. Futni një kunj të çelësit në njërën nga
vrimat dhe rrotullojeni dadon Ezynut në drejtim
kundërorar.
28

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ga5020cGa5021Ga5021cGa6020Ga6020cGa6021 ... Show all

Table of Contents