Pastrimi Dhe Kujdesi /30; Ripozicionimi I Derës /30 - Beko DSA28010 Manual

Hide thumbs Also See for DSA28010:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
AL
Ndërrimi i llambës së brendshme
Nëse drita nuk punon atëherë fikeni te priza
dhe hiqeni spinën nga korrenti.
Atëherë sigurohuni që llamba të vidhoset mirë
në mbajtësin e llambës. Vendoseni përsëri
spinën dhe ndizeni.
Nëse drita përsëri nuk ndizet, ndërrojeni me
një llambë të tipit me vidhosje E14 15 Watt
(max) nga dyqani i pjesëve elektrike dhe
montojeni.
Hidheni me kujdes menjëherë llambën e
djegur.
Pastrimi dhe kujdesi
1. Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në
prizë dhe të hiqni spinën e korrentit para se ta
pastroni.
2. Asnjëherë mos përdorni mjete të mprehta
ose substanca gërryese, sapun, pastrues
shtëpie, detergjent ose dyll lustrues për
pastrim.
3. Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar
kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
4. Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur
në një solucion me një lugë çaji bikarbonat
sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e
brendshme dhe thajeni me leckë.
5. Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kutinë e
kontrollit të temperaturës.
6. Nëse pajisja juaj nuk do të përdoret për
një kohë të gjatë, fikeni, hiqni të gjitha
ushqimet, pastrojeni dhe lëreni derën pak të
hapur.
7. Rekomandojmë që t'i lustroni pjesët
metalike të produktit (p.sh. pjesën e jashtme
të derës, anët e kabinetit) me dyll silikoni
(lustrues makine) për të mbrojtur lustrën e
bojës të jashtme me cilësi të lartë.
8. Pluhuri që grumbullohet në kondensator, i
cili ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
duhet të pastrohet njëherë në vit me fshesë
me korrent.
9. Kontrolloni gominat e dyerve për t'u
siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimca
ushqimesh.
Udhëzime për përdorimin
10. Asnjëherë:
• Mos e pastroni pajisjen me materiale të
papërshtatshme; p.sh. produkte me bazë
nafte.
• Mos e ekspozoni në temperatura të larta, në
asnjë mënyrë.
• Mos e krruani, fërkoni, etj me materiale
gërryese.
11. Heqja e kapakut të baxhos dhe tabakasë
të derës:
• Për të hequr ndarjen e baxhos, më parë
ngrini kapakun lart rreth një inç dhe tërhiqeni
nga ana ku ka një hapësirë mbi kapak.
• Për të hequr një tabaka të derës, hiqni të
gjitha gjërat në to dhe thjesht shtyjeni
tabakanë e derës lart nga baza.
12. Sigurohuni që ena në pjesën e pasme të
pajisjes që grumbullon ujin e shkrirjes të jetë
gjithmonë e pastër. Nëse doni ta hiqni
tabakanë për ta pastruar, ndiqni udhëzimet
më poshtë:
• Fikeni prizën dhe hiqeni spinën nga korrenti.
• Rrotulloni lehtë kunjën në kompresor me një
palë pinca në mënyrë që tabakaja të hiqet.
• Ngrijeni lart.
• Ngrijeni enën, pastrojeni dhe fshijeni.
• Montoni përsëri, duke i bërë veprimet në
radhë të kundërt.
13. Grumbullimi i madh i akullit do të pengojë
performancën e ngrirësit.
Ripozicionimi i derës
Veproni në rend numerik, (Artikulli 9).
30

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents