Shkrirja E Pajisjes /49; Ndërrimi I Llambës Së Brendshme /49; Pastrimi Dhe Kujdesi /49 - Beko RCNA320E21PT Instructions Of Use

Frost free refrigerator-freezer type ii
Hide thumbs Also See for RCNA320E21PT:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 8
SQ
Bërja e kubave të akullit
Mbusheni tabakanë e kubave të akullit 3/4 me ujë
dhe vendoseni në ngrirës.
Sapo uji të jetë kthyer në akull, mund të nxirrni
kubat e akullit.
Asnjëherë mos përdorni objekte të mprehta ose
pirunë për të hequr kubat e akullit. Ekziston
rreziku të lëndoheni.
Lërini kubat e akullit të shkrijnë pak, ose
vendoseni pjesën e poshtme të tabakasë në ujë
për një moment të shkurtër.
Shkrirja e pajisjes
Pajisja juaj është një frigorifer pa akull.
Kështu nuk do të ketë grumbullim akulli
brenda pjesës të mbajtjes së ushqimeve.
Sidoqoftë do të ketë një shkrirje automatike në
pjesën e avullimit të pajisjes kur është e
nevojshme. Uji derdhet në rezervuarin në pjesën e
pasme të pajisjes dhe avullon automatikisht
përmes nxehtësisë të kompresorit.
Sigurohuni që rezervuari të jetë i fiksuar mirë sipër
kompresorit.
Paralajmërime!
Ventilatorët brenda ngrirësit dhe ndarjeve të
ushqimeve të freskëta qarkullojnë ajër të ftohtë.
Asnjëherë mos futni objekte përmes mbrojtëses.
Mos lejoni që fëmijët të luajnë me ventilatorin e
ushqimeve të freskëta dhe ngrirësit.
Asnjëherë mos mbani produkte që përmbajnë gaz
shtytës të djegshëm (p.sh. dispenser akulloresh,
kanaçe spërkatëse, etj.) ose substanca
shpërthyese.
Mos i mbuloni raftet me materiale mbrojtëse të
cilat mund të pengojnë qarkullimin e ajrit.
Mos lejoni që fëmijët të luajnë me pajisjen ose të
ngacmojnë kontrollet.
Mos i pengoni mbrojtëset e ventilatorëve për t'u
siguruar që të arrini performancën më të mirë nga
pajisja juaj. (Artikulli 9 dhe Artikulli 10)
Paralajmërim!
Pajisja juaj ka 2 ventilatorë qarkullimi të cilët janë
të domosdoshëm për performancën e frigoriferit
tuaj. Ju lutem sigurohuni që ventilatorët të mos
bllokohen (ndalohen) ose të pengohen nga
ushqimet ose ambalazhet. Bllokimi (ndalimi) ose
pengimi i ventilatorit mund të shkaktojë rritje në
temperaturën e brendshme të ngrirësit (Shkrirje).
Udhëzime për përdorim
Ndërrimi i llambës së brendshme
Për të ndërruar llambën/dritën LED që përdoret
për ndriçimin e frigoriferit, telefononi Shërbimin e
autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e
përshtatshme për ndriçimin e dhomave të
shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë
përdoruesin të vendosë ushqime në
frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të
lehtë.
Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t'i
rezistojnë kushteve fizike ekstreme si
temperaturat nën -20°C.
Pastrimi dhe kujdesi
Sipërfaqet e Brendshme dhe të Jashtme
Kujdes
Gjithmonë hiqeni pajisjen nga priza ose
fikeni automatin para se të pastroni.
Pastrojeni pjesën e jashtme me ujë të ngrohtë dhe
detergjent të butë.
Asnjëherë mos përdorni detergjentë gërryes ose
agjentë acidikë.
Fshijeni pjesën e brendshme me leckë të thatë.
Bëni kujdes të mos lejoni që uji të bjerë në kontakt
me lidhjet elektrike të kontrollit të temperaturës
ose dritën e brendshme.
Nëse pajisja nuk do të përdoret për një kohë të
gjatë, hiqeni kabllin e energjisë dhe hiqni të gjitha
ushqimet. Pastrojeni pajisjen dhe mbajeni derën të
hapur.
Për të ruajtur pamjen e pajisjes tuaj, mund ta
lustroni pjesën e jashtme dhe aksesorët e derës
me dyll silikoni.
Pastroni kondensatorin në pjesën e pasme të
pajisjes njëherë në vit duke përdorur një furçë ose
fshesë me korrent. Grumbullimi i pluhurit çon në
rritje të konsumit të energjisë.
Kontrolloni gominën e derës rregullisht.
Pastrojeni vetëm me ujë, dhe thajeni plotësisht.
49

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents