LG VC6120NHT Owner's Manual page 21

New type
Table of Contents

Advertisement

UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË
Lexoni dhe ndiqni të gjitha udhëzimet para se të përdorni fshesën tuaj me korrent në mënyrë që të
parandaloni rrezikun e zjarrit, shkarkesat elektrike, dëmtimet personale ose dëme gjatë përdorimit të
fshesës me korrent. Ky udhëzues nuk mbulon të gjitha situatat e mundshme që mund të shfaqen.
Kontaktoni gjithmonë me agjentin e servisit tuaj ose prodhuesin për probleme që nuk i kuptoni. Kjo
pajisje është në përputhje me Direktivat e mëposhtme të KE-së:-73/23/EEC,93/68/EEC-Direktiva e
Voltazhit të Ulët–89/336EEC –Direktiva EMC.
Ky është simboli paralajmërues i sigurisë.
Ky simbol ju paralajmëron për rreziqe të mundshme që mund t'ju dëmtojnë ose vrasin.
Të gjitha mesazhet e sigurisë do të ndjekin simbolin paralajmërues të sigurisë dhe fjalët
"PARALAJMËRIM" ose "KUJDES". Këto fjalë do të thonë:
PARALAJMËRIM
KUJDES
PARALAJMËRIM
Shkëpusni burimin e energjisë elektrike para
riparimit ose pastrimit të njësisë ose kur
fshesa nuk është në përdorim.
Moskryerja e kësaj mund të rezultojë në shkarkesa
elektrike ose dëmtime personale
Mos e përdorni fshesën me korrent për të
mbledhur ndonjë gjë që është duke u djegur
ose lëshon tym, si cigare apo hi të nxehtë
Veprimi i tillë mund të rezultojë në vdekje, zjarr ose
shkarkesë elektrike.
Mos fshini me fshesë me korrent substanca
të djegshme ose shpërthyese si benzinë,
benzol, hollues, propan (lëngje apo gaze).
Avujt nga këto substanca mund të shkaktojnë rrezik
zjarri ose shpërthimi. Veprimi i tillë mund të rezultojë
në vdekje ose dëmtim personal.
Mos e kapni prizën apo fshesën me korrent me
duar të njoma.
Veprimi i tillë mund të rezultojë në vdekje ose
shkarkesë elektrike.
Mos e hiqni nga priza duke tërhequr kordonin.
Veprimi i tillë mund të rezultojë në dëmtim të produktit
ose shkarkesë elektrike. Për ta hequr nga priza, kapni
spinën, jo kordonin.
Mbajini flokët, rrobat e gjera, gishtat, dhe të
gjitha pjesët e trupit larg nga të çarat dhe pjesët
lëvizëse.
Moskryerja e kësaj mund të rezultojë në shkarkesë
elektrike ose dëmtim personal.
Ky simbol do t'ju njoftojë për rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda trupore ose vdekje.
Ky simbol do t'ju njoftojë për rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të
shkaktojnë dëmtime trupore ose dëme materiale.
- 20 -
Mos e tërhiqni apo lëvizni fshesën nga
kordoni, mos e përdorni kordonin si
dorezë, mos e mbyllni derën mbi kordon
apo ta tërhiqni kordonin ndaj cepave dhe
anëve të mprehta. Mos e lejoni fshesën të
shkeli mbi kordon. Mbajeni kordonin larg
sipërfaqeve të nxehta.
Moskryerja e kësaj mund të rezultojë në
shkarkesë elektrike ose dëmtim personal, zjarr
ose dëmtim të produktit.
Mos e lejoni që të përdoret si lodër.
Vëmendje më e madhe është e
domosdoshme kur përdoret nga ose
pranë fëmijëve.
Mund të shkaktohen dëmtime personale ose
dëmtime të produktit.
Mos e përdorni fshesën me korrent nëse
kordoni ose spina janë të dëmtuar apo me
defekt.
Mund të shkaktohen dëmtime personale ose
dëmtime të produktit. Në këto raste, kontaktoni
Agjentin e Servisit të LG Electronics për të
shmangur rreziqet.
Mos vazhdoni të fshini nëse duket se
mungon apo është dëmtuar ndonjë pjesë.
Mund të shkaktohen dëmtime personale ose
dëmtime të produktit. Në këto raste, kontaktoni
Agjentin e Servisit të LG Electronics për të
shmangur rreziqet.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents