Këshilla Praktike Dhe Shënime /68 - Beko RCNA320E21PT Instructions Of Use

Frost free refrigerator-freezer type ii
Hide thumbs Also See for RCNA320E21PT:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 8
SQ
Këshilla praktike dhe shënime
Ftohja
• Pastrojini ushqimet e freskëta dhe perimet para
se t'i vendosni në koshin e krisperit.
• Gjithmonë paketojini ose mbështillini ushqimet,
ose vendosini në një enë të përshtatshme, para se
t'i vendosni në pajisje.
• Mbështillini ushqimet që nuk janë të
përshtatshme për t'u mbajtur në temperatura të
ulëta në qese polietilieni (ananas, pjepër,
kastravec, domate, etj.).
• Ushqimet me erë të fortë ose që tërheqin erë
duhet të mbështillen në enë të mbyllura ose
materiale paketimi kundër erës.
• Mbajini ushqimet e freskëta veç nga ushqimet e
gatuara, për të shmangur ndotjen me baktere.
• Asnjëherë mos mbani mish të freskët në frigorifer
për më shumë se 2 ose 3 ditë.
• Hiqni çdo mbetje të ushqimeve në kanaçe dhe
mbajini në enë të përshtatshme.
• Shikoni jetëgjatësinë në raft të treguar në
paketimin e ushqimit.
• Mos e pengoni qarkullimin e ajrit brenda pajisjes
duke i mbuluar raftet.
• Asnjëherë mos mbani substanca të rrezikshme
ose helmuese brenda pajisjes tuaj.
• Gjithmonë kontrolloni ushqimet që janë mbajtur
për periudhë të gjatë nëse janë të përshtatshme
për t'u ngrënë.
• Mos mbani ushqimet e freskëta dhe ato të
gatuara së bashku në të njëjtën enë.
• Mbylleni derën menjëherë pasi ta keni hapur për
të shmangur konsumin e panevojshëm të
energjisë.
• Mos përdorni objekte të forta ose të mprehta për
të hequr grumbullimin e akullit.
• Mos vendosni ushqime të nxehta në pajisje.
Udhëzime për përdorim
Ngrirja
• Gjithmonë lërini ushqimet të shkrijnë në një enë
që lejon të derdhet uji i shkrirjes.
• Mos e kaloni kapacitetin maksimal të ngrirjes kur
ngrini ushqime të freskëta (shiko pjesën "Ngrirja").
• Mos i jepni fëmijëve akullore dhe kuba akulli
direkt nga ngrirësi.
Temperatura e ulët mund të shkaktojë djegie në
buzë.
• Asnjëherë mos ngrini përsëri ushqime të shkrira;
ushqimet e shkrira duhet të konsumohen brenda
24 orësh. Vetëm ushqimet që janë gatuar mund të
ngrihen përsëri.
• Mos i nxirrni ushqimet e ngrira me duar të lagura.
• Mbani vetëm ushqime të freskëta dhe të
patëmeta.
• Gjithmonë përdorni materiale paketimi të
përshtatshme për të shmangur depërtimin e erës
ose prishjen e ushqimit.
• Mbani ushqimet e ngrira nga dyqani sipas
udhëzimeve të dhëna në paketim.
• Ngrini ushqimet e gatuara në sasi të vogla. Kjo
garanton ngrirje të shpejtë dhe ruan cilësinë e
ushqimit.
• Mos i ngrini lëngjet në shishe ose enë të
mbyllura fort.
Shishet/enët mund të pëlcasin në temperatura të
ulëta.
• Çoni ushqimet tashmë të ngrira në qese të
përshtatshme në ngrirës sa më shpejt të jetë e
mundur.
Gjithmonë shkrijini ushqimet në pjesën e
frigoriferit.
68

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents