Makita DF010D Instruction Manual page 19

In-line cordless driver drill
Hide thumbs Also See for DF010D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për vendet e Evropës dhe Amerikës së Veriut dhe të
Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re
Përdorni vetëm këtë lloj puntoje.
A=12 mm
Ndiqni procedurën (1).
B=9 mm
(Shënim) Maja nuk nevojitet.
006348
Për vendet e tjera
Për të instaluar këto lloje puntosh,
A=17 mm
ndiqni procedurën (1).
B=14 mm
(Shënim) Këto punto janë të llojit Makita.
Për të instaluar këto lloje puntosh,
A=12 mm
ndiqni procedurën (2).
B=9 mm
(Shënim) Maja nevojitet për vendosjen e puntos.
006349
1.
Për ta instaluar majën, tërhiqni bokullën në drejtimin
e shigjetës dhe fusni majën në bokull deri në fund.
Më pas lëshojeni atë për ta siguruar majën.
Fig.9
2.
Për ta instaluar majën, tërhiqni bokullën në
drejtimin e shigjetës dhe fusni përshtatësin e
majës dhe majën në bokull deri në fund.
Përshtatësi i majës duhet të futet në bokull dhe
ana e saj e mprehur të jetë drejtuar nga brenda.
Më pas lëshojeni bokullën për ta siguruar majën.
Fig.10
Për ta hequr majën, tërhiqni bokullën në drejtim të
shigjetës dhe tërhiqeni majën jashtë me forcë.
SHËNIM:
Nëse maja nuk futet aq thellë sa duhet në bokull,
ajo nuk do të kthehet në pozicionin fillestar dhe
maja nuk do të jetë e sigurt. Në këtë rast,
përpiquni të fusni sërish majën sipas udhëzimeve
të mësipërme.
PËRDORIMI
Vegla mund të përdoret në dy mënyra; me ndalues të
drejtë ose ndalues tip pistolete që mund të zgjidhet
sipas kushteve të vendit të punës dhe vidhosjes.
Fig.11
Funksionimi i vidhosjes
Fig.12
KUJDES:
Rregulloni unazën rregulluese në nivelin e duhur
të rrotullimit për punën tuaj.
Vendosni majën e puntos së vidhosjes në kokën e vidës
dhe ushtroni presion në vegël. Më pas ndizni veglën.
Kur prerja bëhet, motori do të ndalojë automatikisht. Më
pas lëshoni çelësin.
KUJDES:
Sigurohuni që puntoja futet drejt në kokën e vidës
ose vida dhe/ose puntoja mund të dëmtohet.
SHËNIM:
Gjatë vendosjes së vidave në dru, shponi
paraprakisht vrima pilot për të bërë vidhosjen më
të lehtë dhe për të parandaluar çarjen e materialit
të punës. Shikoni tabelën.
Diametri nominal i vidës për dru (mm)
3,1
3,5
3,8
4,5
4,8
5,1
5,5
5,8
6,1
006421
Funksionimi i shpimit
Së pari ktheni unazën rregulluese në mënyrë që
shigjeta në trupin e veglës të tregojë drejt shenjës
Më pas procedoni si më poshtë.
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në
objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton
dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
KUJDES:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe
shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të
objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe shpuese. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
19
Madhësia e rekomanduar e vrimës drejtuese (mm)
2,0 - 2,2
2,2 - 2,5
2,5 - 2,8
2,9 - 3,2
3,1 - 3,4
3,3 - 3,6
3,7 - 3,9
4,0 - 4,2
4,2 - 4,4
.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents