Download Print this page

Fig.17 2 - Makita DVC864L Instruction Manual

Cordless vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC864L:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
përfundon pulsimin në të gjelbër pasi kalojnë 20
sekonda. Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me
valë në vegël ndërkohë që llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë në fshesë është duke pulsuar. Nëse
llamba e aktivizimit të lidhjes me valë nuk pulson në
të gjelbër, shtypni shkurtimisht butonin e aktivizimit të
lidhjes me valë dhe mbajeni sërish pa lëvizur.
SHËNIM: Kur kryeni dy ose më shumë regjistrime të
veglës për fshesën, përfundoni regjistrimin e veglës
një nga një.
Nisja e funksionit të aktivizimit të
lidhjes me valë
SHËNIM: Përfundoni regjistrimin e veglës për
fshesën për aktivizimin e lidhjes me valë.
SHËNIM: Gjithmonë vendoseni fshesën në mënyrë
të tillë që të mund të shikoni statusin e llambës së
aktivizimit të lidhjes me valë.
SHËNIM: Gjithashtu, referojuni manualit të përdorimit
të veglës.
Pas regjistrimit të veglës në fshesë, fshesa do
të funksionojë automatikisht me mekanizmin e
funksionimit të veglës.
1.
Instaloni njësinë me valë në vegël.
2.
Lidhni tubin e fshesës me veglën.
► Fig.12
3.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesë në
"AUTO".
► Fig.13: 1. Çelësi i pushimit
4.
Shtypni shkurtimisht butonin e aktivizimit të lidhjes
me valë në vegël. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
do të pulsojë në blu.
► Fig.14: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
5.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit të veglës. Kontrolloni
nëse fshesa funksionon me këmbëzën e çelësit në
vegël të tërhequr.
Për të ndaluar aktivizimin e lidhjes me valë, shtypni
butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në vegël, ose
vendosni çelësin e pushimit në pastrues në "I" ose "O".
SHËNIM: Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë në
vegël do të ndalojë pulsimin në blu kur nuk kryhet
asnjë veprim për 2 orë. Në këtë rast, vendoseni
çelësin e pushimit në fshesë në "AUTO" dhe shtypni
sërish butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në
vegël.
SHËNIM: Fshesa ndizet/fiket me vonesë. Diktimi
i mekanizmit të funksionimit të veglës nga fshesa
kërkon pak kohë.
SHËNIM: Largësia e transmetimit të njësisë me valë
mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes dhe
kushteve të mjedisit përreth.
SHËNIM: Kur dy ose më shumë vegla regjistrohen
në një fshesë, fshesa mund të fillojë të punojë edhe
nëse nuk keni tërhequr këmbëzën e çelësit pasi një
përdorues tjetër po përdor funksionin e aktivizimit të
lidhjes me valë.
Anulimi i regjistrimit të veglës për
fshesën
Kryeni procedurën e mëposhtme për anulimin e
regjistrimit të veglës për fshesën.
1.
Instaloni bateritë në fshesë dhe në vegël.
2.
Vendoseni çelësin e pushimit në fshesë në
"AUTO".
► Fig.15: 1. Çelësi i pushimit
3.
Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në
fshesë për 6 sekonda. Llamba e aktivizimit të lidhjes me
valë pulson në të gjelbër dhe më pas bëhet e kuqe. Pas
kësaj, në të njëjtën mënyrë shtypni butonin e aktivizimit
të lidhjes me valë në vegël.
► Fig.16: 1. Butoni i aktivizimit të lidhjes me valë
2. Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
Nëse anulimi kryhet me sukses, llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë do të ndizet në të kuqe për 2 sekonda
dhe më pas do të fillojë të pulsojë në blu.
SHËNIM: Llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
përfundon pulsimin në të kuqe pasi kalojnë 20
sekonda. Shtypni butonin e aktivizimit të lidhjes me
valë në vegël ndërkohë që llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë në fshesë është duke pulsuar. Nëse
llamba e aktivizimit të lidhjes me valë nuk pulson në
të kuqe, shtypni shkurtimisht butonin e aktivizimit të
lidhjes me valë dhe mbajeni sërish pa lëvizur.
Fshirja e të gjitha regjistrimeve të
veglave
Ju mund t'i fshini të gjitha regjistrimet e veglave nga
fshesa si vijon.
► Fig.17: 1. Çelësi i pushimit 2. Butoni i aktivizimit të
lidhjes me valë 3. Llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë
1.
Instaloni bateritë te fshesa.
2.
Vendoseni çelësin e pushimit në "AUTO".
3.
Mbani shtypur butonin e aktivizimit të lidhjes me
valë për rreth 6 sekonda derisa llamba e aktivizimit të
lidhjes me valë të pulsojë në ngjyrë të kuqe (rreth dy
herë për sekondë).
4.
Kur llamba e aktivizimit të lidhjes me valë të
pulsojë në ngjyrë të kuqe, lëshojeni gishtin nga butoni i
aktivizimit të lidhjes me valë. Më pas, mbajeni shtypur
sërish butonin e aktivizimit të lidhjes me valë për rreth 6
sekonda.
5.
Kur llamba e aktivizimit të lidhjes me valë të
pulsojë shpejt (rreth 5 herë në sekondë) në ngjyrë të
kuqe, lëshojeni gishtin nga butoni i aktivizimit të lidhjes
me valë. Kur llamba e aktivizimit të lidhjes me valë të
ndizet në ngjyrë të kuqe dhe më pas dritat të fiken, janë
fshirë të gjitha regjistrimet e veglës.
SHËNIM: Nëse llamba e aktivizimit të lidhjes me valë
nuk pulson në të kuqe, shtypni shkurtimisht butonin e
aktivizimit të lidhjes me valë dhe provojeni sërish.
35 ALBANIAN

Advertisement

loading