Përshkrimi I Punës - Makita LS1040 Instruction Manual

Hide thumbs Also See for LS1040:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Mbrojtësja e diskut
Fig.7
Kur ulet doreza, mbrojtësja e diskut ngrihet automatikisht.
Mbrojtësja është e pajisur me një sustë, kështu që ajo
kthehet në pozicionin e saj fillestar pas përfundimit të
prerjes dhe ngritjes së dorezës. MOS E PENGONI DHE
MOS E HIQNI ASNJËHERË MBROJTËSEN E DISKUT
OSE SUSTËN E VENDOSUR TE MBROJTËSJA.
Për të mirën e sigurisë suaj personale, mbajeni
mbrojtësen e diskut gjithmonë në gjendje të mirë. Çdo
funksionim jo i rregullt i mbrojtëses së diskut duhet të
korrigjohet menjëherë. Kontrolloni për të siguruar
veprimin kthyes të sustës së mbrojtëses. MOS E
PËRDORNI
ASNJËHERË
MBROJTËSJA E DISKUT OSE SUSTA JANË TË
DËMTUARA, ME DEFEKT OSE TË HEQURA. KY
VEPRIM ËSHTË SHUMË I RREZIKSHËM DHE MUND
TË SHKAKTOJË LËNDIM TË RËNDË PERSONAL.
Nëse mbrojtësja e tejdukshme e diskut ndotet ose nëse
mbi të ngjitet tallash druri në një mënyrë të tillë që disku
nuk është më lehtësisht i dukshëm, hiqeni sharrën nga
priza dhe pastroni me kujdes mbrojtësen me një leckë
të lagur. Mos përdorni tretës ose pastrues të tjerë me
bazë nafte mbi mbrojtësen plastike.
Nëse mbrojtësja e diskut është ndotur tej mase dhe
shikimi
nëpërmjet
mbrojtëses
çelësin hekzagonal të dhënë për të liruar bulonin
hekzagonal që mban kapakun qendror. Lironi bulonin
hekzagonal duke e rrotulluar në drejtim kundërorar dhe
ngrini mbrojtësen e diskut dhe kapakun qendror. Me
mbrojtësen e diskut në këtë pozicion, pastrimi mund të
kryhet më i plotë dhe më efikas. Pas përfundimit të
pastrimit, kryeni procedurën e anasjelltë më sipër dhe
siguroni bulonin. Mos e hiqni sustën që mban
mbrojtësen e diskut. Nëse mbrojtësja çngjyroset si
pasojë e vjetërsimit ose ekspozimit ndaj rrezeve
ultraviolet, kontaktoni qendrën e shërbimit të Makita-s
për një mbrojtëse të re. MOS E PENGONI DHE MOS E
HIQNI MBROJTËSEN.
Fig.8
Dërrasa me kanale
Fig.9
Kjo vegël shitet me dërrasë me kanale në bazën e
rrotullimit për të minimizuar çarjet në anën dalëse të një
prerjeje. Nëse kanali nuk është hapur ende nga fabrika
në dërrasën me kanale, duhet ta hapni përpara se të
përdorni realisht veglën për të prerë një material pune.
Ndizni veglën dhe ulni diskun ngadalë për të hapur një
kanal në dërrasën me kanale.
VEGLËN
NËSE
pengohet,
përdorni
29
Ruajtja e kapacitetit prerës maksimal
Fig.10
Fig.11
Vegla është rregulluar në fabrikë për të ofruar kapacitet
maksimal prerjeje për një disk sharre 260 mm.
Gjatë instalimit të një disku të ri, kontrolloni gjithmonë
pozicionin e kufirit të poshtëm të diskut dhe, nëse është
e nevojshme, rregullojeni si vijon:
Si fillim, hiqni veglën nga priza. Uleni dorezën plotësisht.
Përdorni çelësin hekzagonal për ta rrotulluar bulonin e
rregullimit derisa pjesa periferike e diskut të zgjatet
paksa nën sipërfaqen e sipërme të bazës së rrotullimit,
në pikën ku pjesa ballore e rigës udhëzuese prek
sipërfaqen e sipërme të bazës së rrotullimit.
Me veglën të hequr nga priza, rrotulloni diskun me dorë
ndërkohë që mbani dorezën të ulur poshtë fare që të
siguroheni që disku të mos prekë asnjë pjesë të bazës
së poshtme. Rregullojeni pak, nëse është nevoja.
KUJDES:
Pas instalimit të një disku të ri, sigurohuni
gjithmonë që disku nuk prek asnjë pjesë të bazës
së poshtme kur doreza është e ulur plotësisht.
Bëjeni këtë veprim gjithmonë me veglën të hequr
nga priza.
Rregullimi i këndit të prerjes me kënd
Fig.12
Lironi dorezën duke e rrotulluar në drejtim kundërorar.
Rrotulloni bazën e rrotullimit ndërkohë që shtypni levën
e bllokimit. Kur të keni lëvizur dorezën në pozicionin e
treguar nga shigjeta në vizoren e këndit të prerjes me
kënd, shtrëngoni fort dorezën në drejtim orar.
KUJDES:
Kur rrotulloni bazën e rrotullimit, sigurohuni që të
ngrini dorezën plotësisht.
Pasi të keni ndryshuar këndin e prerjes me kënd,
gjithmonë siguroni bazën e rrotullimit duke
shtrënguar fort dorezën.
Rregullimi i këndit të pjerrët
Fig.13
Fig.14
Për të rregulluar këndin e pjerrët, lironi levën në pjesën
e pasme të veglës në drejtim kundërorar.
Shtyjeni dorezën majtas për të anuar diskun e sharrës
derisa treguesi të shënojë këndin e dëshiruar në
shkallën e prerjes së pjerrët. Më pas shtrëngoni levën
fort në drejtim orar për të siguruar krahun.
KUJDES:
Sigurohuni që ta ngrini dorezën plotësisht gjatë
animit të diskut të sharrës.
Pasi të keni ndryshuar këndin e prerjes së pjerrët,
gjithmonë siguroni krahun duke shtrënguar levën
në drejtim orar.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls1040s

Table of Contents