Makita LS1040 Instruction Manual page 30

Hide thumbs Also See for LS1040:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Kur vegla nuk është në përdorim, hiqni butonin e
kyçjes dhe ruajeni në një vend të sigurt. Kjo
parandalon vënien e paautorizuar në punë.
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit pa shtypur
butonin e zhbllokimit. Kjo mund të shkaktojë
thyerjen e çelësit.
Për vendet evropiane
Fig.15
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, ka një
buton zhbllokimi. Për ta ndezur veglën shtyni levën
majtas, shtypni brenda butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni
çelësin. Lëshoni këmbëzën e çelësit për të ndaluar.
Për të gjitha vendet, përveç atyre evropiane
Fig.16
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, ka një
buton zhbllokimi. Për ta ndezur veglën shtypni brenda
butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Lëshoni këmbëzën e çelësit për të ndaluar.
PARALAJMËRIM:
ASNJËHERË mos e përdorni veglën pa çelës
plotësisht funksional. Veglat me çelës jofunksional
janë SHUMË TË RREZIKSHME dhe duhet të
riparohen përpara përdorimit të mëtejshëm.
Për sigurinë tuaj, vegla është e pajisur me një
buton zhbllokimi, i cili parandalon ndezjen e
paqëllimshme të veglës. ASNJËHERË mos e
përdorni veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni
këmbëzën e çelësit, pa shtypur butonin e bllokimit.
Çojeni veglën në qendrën e shërbimit të Makita-s
për riparimet e duhura PËRPARA përdorimit të
mëtejshëm.
ASNJËHERË
mos
funksionin e butonit të zhbllokimit.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e fletës të sharrës
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se ta instaloni ose hiqni
diskun.
Përdorni vetëm çelësa hekzagonalë Makita për
instalimin apo heqjen e diskut. Mospërdorimi i
e
pengoni
qëllimin
këtyre çelësave mund të çojë në mbishtrëngim
ose shtrëngim jo të mjaftueshëm të bulonit
hekzagonal. Kjo mund të shkaktojë lëndim trupor.
Bllokoni dorezën në pozicionin e ngritur duke shtypur
kunjin bllokues.
Për të hequr diskun përdorni çelësin hekzagonal për të
liruar dhe bulonin hekzagonal për të mbajtur kapakun
në qendër duke e rrotulluar në drejtim kundërorar. Ngrini
mbrojtësen e diskut dhe kapakun në qendër.
Fig.17
Shtypni bllokimin e boshtit për të bllokuar boshtin dhe
përdorni çelësin hekzagonal mashkull për të liruar
bulonin hekzagonal duke e rrotulluar në drejtim orar. Më
pas, hiqni bulonin hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe
diskun.
Fig.18
Për montimin e diskut, vendoseni me kujdes në bosht
duke u siguruar që drejtimi i shigjetës në sipërfaqen e
diskut të përputhet me drejtimin e shigjetës në kutinë e
diskut. Instaloni flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal dhe më pas përdorni çelësin me fole për të
shtrënguar bulonin hekzagonal (majtas) në mënyrë të
sigurt në drejtim kundërorar, ndërkohë që mbani shtypur
bllokuesin e boshtit.
Fig.19
KUJDES:
Për të gjitha shtetet, përveç shteteve evropiane
Fig.20
KUJDES:
Unaza e argjendit me diametër të jashtëm 25,4
mm janë të instaluara që në fabrikë në bosht.
Unaza e zezë me diamant të jashtëm prej 25 mm
përfshihet si pajisje standarde. Para se të
montohet disku në bosht, sigurohuni gjithmonë që
në bosht të jetë instaluar unaza e saktë për vrimën
e mandrinës së diskut që keni ndër mend të
përdorni.
Për shtetet evropiane
dhe
Unaza me diametër të jashtëm 30 mm instalohet
që në fabrikë ndërmjet flanxhave të brendshme
dhe të jashtme.
Vendosni flanxhën e jashtme dhe bulonin hekzagonal
dhe më pas përdorni çelësin hekzagonal për të
shtrënguar bulonin hekzagonal (majtas) në mënyrë të
sigurt në drejtim kundërorar, ndërkohë që mbani shtypur
bllokuesin e boshtit.
Ktheni mbrojtësen e diskut dhe kapakun qendror në
pozicionin e tyre fillestar. Më pas shtrëngoni bulonin
hekzagonal në drejtim orar për të siguruar kapakun
qendror. Ulni dorezën për t'u siguruar se mbrojtësja e
diskut lëviz siç duhet. Përpara kryerjes së prerjes,
sigurohuni që bllokuesi i boshtit e ka liruar boshtin.
30

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ls1040s

Table of Contents