Ruajtja; Ndreqja E Defekteve - Bosch MUM50112 Instruction Manual

Hide thumbs Also See for MUM50112:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
Këshillë: Pas përpunimit të lëngjeve,
shpesh mikseri mund të pastrohet pa u
hequr nga pajisja. Për këtë, hidhni pak
solucion larës në mikserin e vendosur.
Ndizeni mikserin për pak sekonda
(niveli M). Zbrazeni ujin e pastrimit dhe
shpërlajeni mikserin me ujë të pastër.
Udhëzim i rëndësishëm
Pastrimi i çantës së aksesorëve, nëse është
e nevojshme. Shihni udhëzimet e kujdesit
në etiketën e çantës.

Ruajtja

W Rrezik dëmtimi!
Hiqeni spinën nga priza gjatë kohës që nuk
e përdorni pajisjen.
Figura K:
■ Vendosini veglat dhe disqet e prerjes në
çantën e aksesorëve.
■ Vendoseni çantën e aksesorëve në enën
e pajisjes.
■ Shihni figurën L për ruajtjen në kutinë
origjinale të ambalazhit.

Ndreqja e defekteve

W Rrezik dëmtimi!
Hiqeni spinën nga priza përpara se të
riparoni një defekt.
Rotori duhet të fiksohet në çdo pozicion
pune.
Mundoheni në fillim të eliminoni problemin
e paraqitur bazuar në udhëzimet e
mëposhtme.
Defekti
Pajisja nuk ndizet.
Ndreqja
■ Kontrolloni furnizimin me energji.
■ Kontrolloni siguresat e rrjetit.
■ Kontrolloni rotorin. Pozicioni i saktë? I
kyçur?
■ Rrotulloni fort mikserin ose enën derisa
të kyçet.
■ Vendoseni kapakun e mikserit dhe
shtrëngojeni derisa të puthitet mirë.
121_MUM50112_8001027210.indb 101
■ Vendosni kapakun mbrojtës të
mekanizmit mbi mekanizmat që nuk janë
në përdorim.
■ Butoni i sigurisë është aktiv. Vendoseni
pajisjen në pozicionin P dhe më pas
rikthejeni në nivelin e dëshiruar.
Defekti
Pajisja fiket gjatë përdorimit. Siguresa e
mbingarkesës është aktive. Po përpunohet
sasi e tepërt ushqimi në të njëjten kohë.
Ndreqja
■ Fikni pajisjen.
■ Pakësoni sasinë e ushqimit që po
përpunohet.
■ Mos i tejkaloni sasitë e lejueshme (shih
„Shembuj përdorimi")!
Defekti
Butoni i takimit u aktivizua aksidentalisht
gjatë kohës që motori ishte në punë. Rotori
lëviz në drejtimin lart. Motori fiket, por nuk
qëndron i ndalur në pozicionin e ndërrimit të
veglave.
Ndreqja
■ Vendoseni çelësin rrotullues në pozicionin
P.
■ Silleni rotorin në pozicionin 1.
■ Ndizni pajisjen (niveli 1).
■ Fikeni përsëri pajisjen.
Vegla ka mbetur pa lëvizur në pozicionin e
ndërrimit të veglave.
Defekti
Mikseri nuk ndizet ose ka ka mbetur pa
lëvizur gjatë përdorimit, motori „po uturin".
Thika është bllokuar.
Ndreqja
■ Fikni pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
■ Hiqeni mikserin nga pajisja dhe largoni
pengesën.
■ Vendoseni përsëri mikserin.
■ Ndizeni pajisjen.
Udhëzim i rëndësishëm
Nëse nuk mund ta mënjanoni vetë defektin,
ju lutemi drejtojuni shërbimit të klientit.
Ruajtja
sq
101
27.11.2015 09:21:12

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents