Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisin
1
Mos përdorni avull ose materiale
•
pastrimi me avull për pastrimin e
frigoriferit dhe për shkrirjen e akullit
brenda. Avulli mund të bjerë në
kontakt me zonat me elektricitet dhe të
shkaktojë një qark të shkurtër ose një
goditje elektrike!
Mos e lani produktin duke spërkatur
•
ose duke derdhur ujë mbi të! Rrezik i
goditjes elektrike!
Në rast defekti, mos e përdorni
•
produktin, pasi mund të shkaktojë
një goditje elektrike. Kontaktoni me
shërbimin e autorizuar para se të bëni
ndonjë veprim.
Vendoseni produktin në një prizë me
•
tokëzim. Tokëzimi duhet të realizohet
nga një elektricist i kualifikuar.
Nëse produkti ka ndriçim të tipit LED,
•
kontaktoni me shërbimin e autorizuar
për ndërrimin e tij ose në rast të ndonjë
problemi.
Mos i prekni ushqimet e ngrira me
•
duar të njoma! Ato mund të ngjiten në
duar!
Mos vendosni lëngje në shishe dhe
•
kanoçe në ndarjen e ngrirësit. Ato
mund të çahen!
Vendosini lëngjet në një pozicion
•
vertikal pasi ta mbyllni mirë kapakun.
1
4 / 38 SQ
Mos spërkatni me substanca të djegshme
•
pranë produktit, pasi mund të digjet ose
të shpërthejë.
Mos mbani materiale të djegshme dhe
•
produkte me gaze të djegshme (me
spërkatje, etj.) në frigorifer.
Mos vendosni kontejnerët me lëngje mbi
•
produkt. Derdhja e ujit mbi një pjesë me
elektricitet mund të shkaktojë goditje
elektrike dhe rrezik zjarri.
Ekspozimi i produktit në shi, borë, rrezet
•
e diellit dhe erë do të shkaktojë rreziqe
nga elektriciteti. Kur të ndryshoni vendin
e produktit, mos e tërhiqni nga doreza e
derës. Doreza mund të këputet.
Tregoni kujdes që të shmangni kapjen e
•
ndonjë pjese të trupit ose duart në ndonjë
pjesë të lëvizshme brenda produktit.
Mos shkelni apo mbështeteni mbi derë,
•
rafte dhe pjesë të tjera të ngjashme të
frigoriferit. Kjo do të bëjë që produkti
të bjerë dhe të shkaktoni dëmtimin e
pjesëve.
Tregoni kujdes që të mos e kapni kabllon
•
elektrike.
1.1.1 Paralajmërimi HC
Nëse produkti përfshin një sistem ftohjeje
me gaz R600a, tregoni kujdes që të
shmangni dëmtimin e sistemit të ftohjes dhe
të tubit të tij kur e përdorni dhe kur e lëvizni
produktin. Ky gaz është i djegshëm. Në
rast se dëmtohet sistemi i ftohjes, mbajeni
produktin larg nga burimet e zjarrit dhe
ajrosni menjëherë dhomën.
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit