Samsung WW9*K7 Series User Manual page 843

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mos vendosni asnjë objekt (si këpucë, mbeturina ushqimesh, kafshë) përveç rrobave në
makinën larëse.
• Kjo mund të shkaktojë dëmtim të makinës larëse ose lëndim dhe vdekje në rastin e
kafshëve për shkak të dridhjeve anormale.
Mos i shtypni butonat me objekte të mprehta të tilla si gjilpëra me kokë, thika, thonj, etj.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.
Mos lani rroba të ndotura me vaj, kremra ose losione që zakonisht gjenden në dyqanet e
kujdesit për lëkurën ose në klinikat e masazhit.
• Kjo mund të bëjë që guarnicioni prej gome të deformohet ose të sjellë rrjedhje uji.
Mos lini objekte metalike si paramanë ose karfica flokësh ose zbardhues në kazan për
periudha të gjata kohore.
• Kjo mund të shkaktojë ndryshk në kazan.
• Nëse në sipërfaqen e kazanit fillon të shfaqet ndryshk, përdorni një agjent pastrues
(neutral) në sipërfaqe dhe përdorni një sfungjer për ta pastruar atë. Mos përdorni kurrë
furçë metalike.
Mos përdorni direkt detergjente të pastrimit kimik dhe mos lani, shpëlani ose shtrydhni
rroba që përmbajnë detergjentë të pastrimit kimik.
• Kjo mund të shkaktojë djegie ose ndezje spontane për shkak të nxehtësisë së oksidimit
të vajit.
Mos e përdorni ujin e pajisjeve të ftohjes/nxehjes së ujit.
• Kjo mund të shkaktojë probleme me makinën larëse.
Mos përdorni sapun natyral për larje duarsh për makinën larëse.
• Nëse ajo ngurtësohet dhe grumbullohet brenda makinës larëse, mund të shkaktojë
probleme me produktin, çngjyrosje, ndryshk ose aroma të këqija.
Vendosini çorapet dhe sutjenat në rrjetën e larjes dhe lajini ato me rrobat e tjera.
Mos lani rroba të mëdha të tilla si çarçafë në rrjetën e larjes.
• Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë lëndim për shkak të dridhjeve anormale.
Mos përdorni detergjent të ngurtësuar.
• Nëse ai grumbullohet brenda makinës larëse, mund të shkaktojë rrjedhje uji.
Sigurohuni se xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen janë të zbrazët.
• Sendet e forta dhe të mprehta, si p.sh. monedhat, paramanat, gozhdët, vidhat ose gurët
mund të shkaktojnë dëmtim të konsiderueshëm në pajisje.
Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha ose metale të tjera të rëndë.
Ndajini rrobat sipas ngjyrave, bazuar në qëndrueshmërinë e ngjyrave, dhe zgjidhni ciklin,
temperaturën e ujit dhe funksionet e rekomanduara shtesë.
• Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtim të materialit.
Bëni kujdes që të mos shkelni gishtat e fëmijëve kur mbyllni derën.
• Përndryshe mund t'i lëndoni.
WW80K7415OW_DC68-03671J_SQ.indd 11
Shqip 11
2016/2/5 16:36:26

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww8*k7 series

Table of Contents