Samsung WW9*K7 Series User Manual page 842

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacioni i sigurisë
Produkti që keni blerë është krijuar vetëm për përdorim në shtëpi.
Përdorimi i produktit për qëllime biznesi cilësohet si keqpërdorim i produktit. Në këtë
rast, produkti nuk do të mbulohet nga garancia standarde që ofrohet nga Samsung dhe
Samsung-ut nuk do t'i ngarkohet asnjë përgjegjësi për keqfunksionime ose dëmtime që
rrjedhin nga ky keqpërdorim.
Mos qëndroni mbi pajisje ose të vendosni objekte (si rroba, qirinj të ndezur, cigare të
ndezura, enë, kimikate, objekte metalike etj.) mbi pajisje.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.
Mos spërkasni materiale shpërthyese të tillë si insekticide në sipërfaqen e pajisjes.
• Përveçse e dëmshme për njerëzit, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose
probleme me produktin.
Mos vendosni pranë makinës larëse objekte që krijojnë fusha elektromagnetike.
• Kjo mund të shkaktojë lëndim për shkak të keqfunksionimit.
Uji që kullon gjatë një larjeje në temperaturë të lartë ose cikli tharjeje është i nxehtë. Mos
e prekni ujin.
• Kjo mund të shkaktojë djegie ose lëndim.
Mos i lani, shtrydhni ose thani ndenjëset që nuk fusin ujë, qilimat ose rrobat (*) nëse pajisja
juaj nuk ka një cikël të veçantë për larjen e këtyre artikujve.
(*): Shtresat prej leshi, mbulesat e shiut, jelekët e peshkimit, pantallonat e skive, çantat e
fjetjes, mbulesat e pelenave, kostumet sportive dhe mbulesat e biçikletave, motoçikletave,
makinave etj.
• Mos i lani qilimat e trashë ose të fortë edhe nëse kanë shenjë të makinës larëse në
etiketën e kujdesit. Kjo mund të shkaktojë lëndim ose dëmtim të makinës larëse,
mureve, dyshemesë ose rrobave për shkak të dridhjeve anormale.
• Mos i lani qilimat apo tapetet e dyerve që e kanë pjesën e poshtme prej gome. Pjesa e
poshtme prej gome mund të shkëputet dhe të ngecë brenda në kazan duke shkaktuar
avari, si p.sh. probleme shkarkimi.
Mos e përdorni makinën larëse kur kutia e detergjentit është hequr.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim për shkak të rrjedhjes së ujit.
Mos e prekni pjesën e brendshme të kazanit gjatë ose direkt mbas tharjes pasi është i
nxehtë.
• Kjo mund të shkaktojë në djegie.
Mos e fusni dorën nën sirtarin e detergjentit.
• Kjo mund të shkaktojë lëndim pasi dora juaj mund të kapet nga pajisja e futjes së
detergjentit.
• Drejtuesi i detergjentit lëng (vetëm modelet që zbatohet) nuk duhet të përdoret për
detergjent pluhur. Hiqni drejtuesin kur përdorni detergjent pluhur.
10 Shqip
WW80K7415OW_DC68-03671J_SQ.indd 10
2016/2/5 16:36:26

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww8*k7 series

Table of Contents