LG MS2022D Owner's Manual page 90

Hide thumbs Also See for MS2022D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MASAT PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR
EKSPOZIMIN E MUNDSHËM NDAJ
ENERGJISË SË TEPËRT TË MIKROVALËVE
Furra nuk mund të vihet në punë kur dera është e hapur, për arsye të bllokuesve të ndërmjetëm të sigurisë,
të ndërtuar brenda mekanizmit të derës, të cilët çaktivizojnë funksionet e gatimit kur dera hapet. Vënia në
punë e furrës me derë të hapur mund të sjellë ekspozim të dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalëve.
Është e rëndësishme që të mos e dëmtoni mekanizmin e derës.
Mos vendosni asnjë objekt mes pjesës së përparme të furrës dhe derës, ose mos lejoni që grimcat e
papastërtive ose të pastruesit të grumbullohen mbi sipërfaqet izoluese.
Mos e vini furrën në punë nëse është e dëmtuar. Është veçanërisht e rëndësishme që dera e furrës të
mbyllet siç duhet dhe që të mos ketë dëmtime të (1) derës (shtrembërim), (2) menteshave dhe gjuhëzës
(prishje ose lirim), (3) guarnicionit të derës dhe sipërfaqeve izoluese.
Furra nuk duhet të rregullohet ose të riparohet nga askush tjetër përveç personelit të kualifikuar të shërbimit.
Kur ngrohni lëngje, p.sh. supa, salca dhe pije në furrën me mikrovalë, mund të shkaktohet një vlim i
vonuar shpërthyes pa pasur bulëza. Kjo mund të rezultojë në një vlim të menjëhershëm të lëngut të nxehtë.
Për ta shmangur këtë mundësi, duhet të ndërmerrni masat e mëposhtme:
1. Evitoni përdorimin e enëve me faqe të drejta dhe grykë të ngushtë.
2. Mos e nxehni lëngun më shumë sesa nevojitet.
3. Përziejeni lëngun përpara vendosjes së enës në furrë dhe pastaj përziejeni sërish gjatë kohës së ngrohjes.
4. Pas ngrohjes, lëreni të qëndrojë pak brenda furrës. Përziejini ose tundini ushqimet (veçanërisht shishet
me biberon dhe ushqimet e fëmijëve), dhe kontrolloni me kujdes temperaturën përpara përdorimit.
1. Hiqni të gjitha materialet dhe aksesorët e paketimit.
2. Vendoseni furrën mbi një sipërfaqe të rrafshët minimumi 85cm lart nga toka, dhe të paktën me një
hapësirë 30cm lart dhe 10cm nga prapa për të lejuar ventilimin e nevojshëm. Ana e furrës duhet të jetë e
lirë në mënyrë që të ketë rrymë ajri për ventilimin. Pjesa e përparme e furrës duhet të jetë të paktën 8cm
larg nga buza e sipërfaqes për të parandaluar rrëzimin.
Mbi furrë ose anash saj ndodhet një vrimë për daljen e ajrit. Bllokimi i vrimës mund të dëmtojë furrën.
3. Lidheni furrën tuaj në një prizë shtëpie me tension standard. Sigurohuni që qarku elektrik të jetë të paktën
10 amper (13 amper për modelet MH6022D) dhe që furra të jetë pajisja e vetme në këtë qark.
SHËNIM: • Kjo pajisje nuk duhet përdorur për qëllime komerciale.
PARALAJMËRIM: KJO PAJISJE DUHET TË TOKËZOHET
Fijet në kabllon elektrike janë të ngjyrosura sipas kodit të mëposhtëm:
Blu
Ngjyrë kafe
Jeshile dhe e verdhë
Nëse kablloja elektrike është dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimeve,
ose nga një person i ngjashëm i kualifikuar për të shmangur çdo rrezik.
PARALAJMËRIM
Instalimi
- Neutrale
- Faza
- Tokëzimi
90

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ms2022dsMh6022d

Table of Contents