Samsung SC4130 Operating Instructions Manual page 50

Sc4100 series
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PIKA TË RËNDËSISHME SIGURIE
1. Lexojini me kujdes të gjitha udhëzimet. Para se ta ndizni, sigurohuni që
tensioni i rrymës elektrike të jetë i njëjtë me atë që tregohet në etiketën
metalike që ndodhet në pjesën e poshtme të fshesës.
2. PARALAJMËRIM: Mos e përdorni fshesën me korrent kur rrugica ose
3. Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, shqisore apo mendore, ose nga persona që nuk kanë
përvojë dhe njohuri, përveç rastit kur mbikëqyren ose nëse janë udhëzuar
për ta përdorur pajisjen nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që të mos luajnë me këtë
pajisje.
4. Mos e përdorni fshesën me korrent pa qesen e pluhurave. Për efikasitet më
të mirë ndërrojeni qesen e pluhurave para se të mbushet.
5. Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar shkrepëset, hirin ose
bishtat e cigareve. Mbajeni fshesën me korrent larg sobave ose burimeve të
tjera të nxehtësisë.
Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.
6. Shmangni mbledhjen e e objekteve të forta dhe të mprehta nëpërmjet
fshesës me korrent, pasi mund të dëmtoni pjesët e saj. Mos u mbështetni
te paneli i tubave. Mos vendosni ngarkesë mbi tub. Mos e bllokoni pjesën
thithëse dhe atë shkarkuese.
7. Fikeni fshesën me korrent duke shtypur butonin te pajisja, para se ta hiqni
nga priza elektrike. Mos e kapni nga kordoni për ta hequr spinën nga priza
elektrike. Sigurohuni që të jetë e shkëputur para se të merreni me filtrin.
8. Hiqeni nga priza para se të merreni me pastrimin apo me mirëmbajtjen e
pajisjes.
9. Nuk rekomandohet përdorimi i kordonëve zgjatues.
10. Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, fikeni dhe konsultohuni
me agjentin e shërbimit të autorizuar.
11. Për të shmangur rrezikun, nëse kordoni elektrik është dëmtuar,
zëvendësimi i tij duhet të bëhet nga prodhuesi ose nga agjenti i shërbimit
ose nga një person i kualifikuar.
12. Fshesa me korrent ofrohet me një çelës stakues termik që rivendoset vetë,
i cili fiket automatikisht në rast mbinxehjeje. Mbinxehja mund të shkaktohet
nga bllokimi i filtrit, i kokës, i tubit ose i gypit. Pas pastrimit të papastërtive
dhe pasi motori është lënë të ftohet, fshesa me korrent do të rindizet
automatikisht.
dyshemeja është e lagur.
Mos e përdorni për të thithur ujin.
SQ-2

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents