AEG X66453MD10 User Manual page 87

Hide thumbs Also See for X66453MD10:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1. PARALAJMËRIMET DHE
KËSHILLA
• Ky libërth me udhëzime për përdorim është
parashikuar për disa versione të aparatit. Ka
mundësi që të jenë përshkruar pjesë të posaçme
të pajisjeve, që nuk i përkasin aparatit tuaj.
• Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për
dëmet e shkaktuara nga instalimi i pasaktë ose
jo në përputhje me rregullat përkatëse.
• Largësia minimale e sigurisë midis Platformës së
gatimit dhe Aspiratorit duhet të jetë prej 650 mm,
(disa modele mund të instalohen në një largësi
më të vogël, referojuni paragrafëve ambalazhi
dhe instalimi).
• Kontrolloni që tensioni i rrymës elektrike të jetë
i njëjtë me atë të shënuar në targën e vogël
brenda Aspiratorit.
• Për Aparate të Klasit I sigurohuni që impianti
elektrik i shtëpisë të garantojë tokëzimin e duhur.
• Lidheni Aspiratorin në dalje të ajrit të thithur me
tuba me diametër baras ose më shumë se 120
mm. Kalimi i tubave duhet të jetë sa më i shkurtër
që të jetë i mundur.
• Mos e lidhni Aspiratorin me kanale shkarkimi
të tymrave të shkaktuara nga djegia (kaldaje,
oxhaqe, etj.)
• Në rast se në dhomë përdoren si Aspiratori ashtu
edhe aparate që nuk funksionojnë me energji
elektrike (për shembull aparate që përdorin gaz),
mjedisi duhet ajrosur në mënyrë të duhur. Në rast
se kuzhina nuk është e pajisur, krijoni një hapje
që të komunikojë me jashtë, për të siguruar futjen
e ajrit të pastër. Përdorimi i duhur e pa rreziqe
përftohet kur depresioni maksimal i lokalit nuk e
kalon masën 0,04 mBar.
• Në rast se teli ushqyes dëmtohet, duhet
zëvendësuar nga prodhuesi ose nga shërbimi
i asistencës teknike, në mënyrë që të paran-
dalohen rreziqet.
• Lidheni individualitet në rrjeta përmes një switch
dy pole me një hendek kontakti prej së paku 3 mm.
• Nëse udhëzimet e instalimit të aparatit të gatimit
me gaz thonë se është e nevojshme një distancë
më e madhe se ajo e treguar më sipër, duhet
mbajtur parasysh. Duhen respektuar të gjitha
rregullat për shkarkimin e ajrit.
2. PËRDORIMI
• Aspiratori është prodhuar vetëm për përdorim
shtëpiak, për të hequr erërat e kuzhinës.
• Mos e përdorni kurrë Aspiratorin në mënyrë të
parregullt.
• Mos lini flakë të lira me intensitet të madh poshtë
Aspiratorit në funksionim.
• Rregullojeni gjithnjë flakën në mënyrë që ta sh-
mangni daljen anash të saj në lidhje me pjesën
fundore të tiganëve.
• Kontrolloni fërgueset gjatë përdorimit: vaji i
mbinxehur mund të marrë zjarr.
• Mos përgatisni ushqime flambe poshtë aspiratorit
të kuzhinës; ka rrezik zjarri.
• Ky aparat nuk duhet përdorur nga persona
(përfshi fëmijët) me aftësi të reduktuara psikike,
shqisore ose mendore, apo nga persona pa
përvojë e njohuri, përveç rasteve kur kontrollohen
ose udhëzohen për përdorimin e aparatit nga
persona përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Fëmijët duhet të kontrollohen me shumë kujdes
që të mos luajnë me aparatin.
• "KUJDES: Pjesët që mund të preken mund të
bëhen shumë të nxehta në rast se përdoren me
aparatura pjekëse."
3. MIRËMBAJTJA
• Para se të filloni me çfarëdo veprim mirëmbajtës,
fikeni Aspiratorin duke hequr spinën elektrike ose
duke fikur çelësin e përgjithshëm të korrentit.
• Bëjini Filtrave një mirëmbajtje të përpiktë e të
menjëhershme, sipas intervaleve të këshilluara
(Rrezik zjarri).
- Filtra kundër erës së keqe me Karbon aktiv W:
Filtri kundër erës së keqe me Karbon aktiv nuk
mund të lahet dhe nuk është i rigjenerueshëm,
duhet zëvendësuar rreth çdo 4 muaj përdorimi
ose më shpesh, për një përdorim veçanërisht
intensiv.
W
- Filtra kundër yndyrës Z: mund të lahen edhe
në makinë enëlarëse, e duhen larë të paktën
rreth çdo 2 muaj përdorimi ose më shpesh,
për një përdorim veçanërisht intensiv.
Z
- Llamba të vogla të komandimit atje ku janë
të pranishme
• Për pastrimin e sipërfaqeve të Aspiratorit mjafton
të përdorni një cohë të lagur dhe detergjent të
lëngshëm neutral.
ALBANIAN
87

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

X67453md10X69454md10X66453md10hX69454md10h

Table of Contents