Makita ELM3800 Original Instructions Manual page 142

Electric lawn mower
Hide thumbs Also See for ELM3800:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
E RËNDËSISHME
LEXOJENI ME KUJDES PËRPARA
PËRDORIMIT.
MBAJENI PËR REFERENCË NË
TË ARDHMEN.
1. Lexojini udhëzimet me kujdes. Familjarizohuni me
komandat dhe me përdorimin e duhur të pajisjes.
2. Mos u lejoni kurrë fëmijëve apo personave që nuk i
njohin këto udhëzime, të përdorin kositësen. Rregullat
vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.
3. Mos kositni kurrë nëse keni njerëz pranë, sidomos
fëmijë ose kafshë shtëpiake.
4. Kini parasysh se manovruesi apo përdoruesi është
përgjegjës për aksidentet apo rreziqet që mund t'u
ndodhin personave të tjerë apo pronës së tyre.
5. Gjatë kositjes, vishni gjithnjë këpucët e duhura dhe
pantallona të gjata. Mos e përdorni pajisjen kur jeni
me këmbë zbathur ose kur mbani sandale të hapura;
shmangni veshjen e rrobave të gjera ose që kanë rripa
ose lidhëse që varen.
6. Inspektojeni me kujdes zonën ku do të përdoret pajisja
dhe hiqni të gjitha sendet që mund të goditen nga
pajisja.
7. Përpara përdorimit, inspektoni gjithnjë me sy për të
parë nëse disqet, vidat e disqeve dhe grupi i kositjes
kanë shenja konsumi apo dëmtimi. Ndërrojini disqet e
konsumuara apo të dëmtuara dhe bulonat e grupeve
për të ruajtur drejtpeshimin. Ndërrojini etiketat e
dëmtuara ose të palexueshme.
8. Para përdorimit, kontrolloni rrymën elektrike dhe
kordonin zgjatues për shenja dëmtimi ose konsumimi.
Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, shkëputeni
menjëherë nga rryma elektrike. MOS E PREKNI
KORDONIN PARA SE TË SHKËPUSNI RRYMËN
ELEKTRIKE. Mos e përdorni pajisjen nëse kordoni
është dëmtuar ose konsumuar.
9. Kositni vetëm në dritë të diellit ose në dritë të mirë
artificiale.
10. Shmangni përdorimin e pajisjes në bar të lagur, kur të
mundeni.
11. Shkelni gjithnjë mirë në zona të pjerrëta.
12. Ecni, mos vraponi asnjëherë.
13. Për pajisjet rotative me rrota, kositni përgjatë ballinës
së pjesëve të pjerrëta, asnjëherë lart e poshtë.
14. Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në
zonat e pjerrëta.
15. Mos kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
16. Bëni kujdes të veçantë kur shkoni mbrapsht apo kur
tërhiqni kositësen drejt vetes.
17. Ndalojini disqet nëse kositësja duhet anuar për
transportim kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe
kur e transferoni prej apo në zonën e kositjes.
18. Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse me
defekt ose pa pajisje sigurie, për shembull deflektorë
dhe/apo mbledhëse bari të vendosura në vendin e
duhur.
19. Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me
këmbët larg disqeve.
20. Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin, përveçse
kur kositësja e barit duhet të anohet për t'u nisur. Në
142
këtë rast, mos e anoni më shumë nga sa është nevoja
dhe ngrini vetëm pjesën që ndodhet larg përdoruesit.
21. Mos e ndizni motorin kur jeni duke qëndruar përpara
marmitës.
22. Mos i vendosni duart apo këmbët pranë apo nën
pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg hapjes së
shkarkimit.
23. Mos e ngrini dhe mos e mbani ngritur në ajër
kositësen e barit kur motori është në punë.
24. Ndaloni motorin dhe hiqni spinën. Sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të ndalojnë plotësisht.
- sa herë që largoheni nga makineria:
- përpara se të pastroni pengesat apo të zhbllokoni
marmitën;
- përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni mbi
kositëse;
- pasi keni goditur sende të jashtme. Inspektoni
kositësen e barit për dëmtime të mundshme dhe
bëni riparimet përpara se ta ndizni dhe ta vini
kositësen në punë.
Nëse kositësja e barit fillon të dridhet në mënyrë
anormale (kontrollojeni menjëherë):
- kontrolloni për dëmtim;
- ndërroni ose riparoni çdo pjesë të dëmtuar;
- kontrolloni për pjesë të liruara dhe shtrëngojini.
25. Ndaloni kositësen:
- sa herë që nuk jeni vetë pranë kositëses së barit.
26. Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara për t'u siguruar që pajisja të jetë në
kushte të sigurta pune.
27. Kontrollojeni shpesh mbledhësen e barit për konsum
apo prishje.
28. Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të
dëmtuara.
29. Kositësja nuk duhet përdorur nëse kordonët janë
dëmtuar ose konsumuar.
30. Nuk duhet lidhur një kordon i dëmtuar me furnizimin
me energji ose nuk duhet prekur një kordon i dëmtuar
përpara se të shkëputet nga furnizimi me energji.
Kordoni i dëmtuar mund të çojë në kontakt me pjesë
të ngarkuara me energji.
31. Nuk duhet prekur disku përpara se makineria të
shkëputet nga furnizimi me energji dhe disku të ketë
ndaluar plotësisht.
32. Kordonët e zgjatimit duhen mbajtur larg diskut. Disku
mund të shkaktojë dëmtim të kordonëve dhe të çojë
në kontakt me pjesë të ngarkuara me energji elektrike.
33. Për të shkëputur furnizimin me energji elektrike (pra,
të hiqni spinën nga priza):
- kur lini makinerinë vetëm;
- përpara se të pastroni një bllokim;
- përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni me
kositësen;
- pasi keni goditur sende të huaja;
- sa herë që makineria nis të dridhet në mënyrë jo
normale.
34. Ndalohet përdorimi i makinerisë nga fëmijët.
35. Kjo pajisje nuk është prodhuar për t'u përdorur nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose
mendore, ose nga persona të cilëve u mungon
përvoja dhe njohuria e përshtatshme, nëse nuk janë
vëzhguar ose udhëzuar për përdorimin e kësaj
pajisjeje nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents