Makita SP6000 Instruction Manual page 23

Plunge cut circular saw
Hide thumbs Also See for SP6000:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
22,5°, horizontalisht për 45°). Lironi vidat shtrënguese
në pjesën e përparme dhe të pasme. Më pas anoni
bazën e veglës derisa të ndalojë dhe sigurojeni bazën
me vidat shtrënguese.
Për të marrë një kënd prerjeje të pjerrët 48°, lëvizni
levën në 48° që shënjon dhe këndin më të largët të saj.
Rrotullojeni bllokuesin pozitiv me qëllim që shigjeta mbi
të të tregojë pozicionin horizontal. Më pas anoni bazën
e veglës derisa të ndalojë dhe sigurojeni bazën me vidat
shtrënguese.
Fig.6
Animi në të majtë
Fig.7
Vegla mund të anohet në të majtë me kënd 1° prerjeje
të pjerrët. Për të marrë këndin 1° prerjeje të pjerrët,
lironi vidat shtrënguese në pjesën e përparme dhe të
pasme, anoni lehtësisht dorezën e veglës në të djathtë
dhe shtyni dy levat zhvendosëse të këndit të prerjes së
pjerrët në të njëjtën kohë në drejtim të shigjetës që ka
shënjimin -1. Më pas anoni dorezën e veglës në të
majtë ndërkohë që shtyni këto dy leva në të njëjtën
kohë. Sigurojeni bazën me vidat shtrënguese.
SHËNIM:
Kthimi i diskut në këndin e djathtë bën që leva
zhvendosëse të kthehet vetë në 0°.
Shikimi
Fig.8
Kur vegla përdoret pa shinën udhëzuese (aksesor)
Për prerje të drejta, vini në vijë të drejtë pozicionin A në
pjesën e parme të bazës me vijën tuaj të prerjes. Për
prerje me kënd 45° vini në vijë të drejtë pozicionin B me
të.
Kur vegla përdoret me shinën udhëzuese (aksesor)
Për prerje të drejta dhe prerje të pjerrëta 45°, vini
gjithmonë në vijë të drejtë pozicionin A në pjesën e
parme të bazës me vijën tuaj të prerjes.
Veprimi i ndërrimit
Fig.9
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, ka një
buton zhbllokimi. Për ta ndezur veglën shtypni brenda
butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Fig.10
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet duke rrotulluar
diskun. Kur disku rrotullohet në drejtim të numrit 6
përftohet një shpejtësi më e lartë; kur disku rrotullohet
në drejtim të numrit 1, përftohet një shpejtësi më e ulët.
Referojuni tabelës për të përzgjedhur shpejtësinë e
duhur për materialin që do të pritet. Megjithatë,
shpejtësia e përshtatshme mund të ndryshojë sipas llojit
ose trashësisë së materialit. Në përgjithësi shpejtësia
më e lartë ju lejon që t'i prisni materialet më shpejt, por
në këtë mënyrë jetëgjatësia e shërbimit të thikës do të
ulet.
Numri
1
2
3
4
5
6
015569
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 6 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
6 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
Disku i rregullimit të shpejtësisë nuk shërben për
të përdorur disqe sharre me shpejtësi të ulët, por
për
marrë
përshtatshme për materialin e materialit të punës.
Përdorni vetëm disqe sharre të cilat janë
parashikuar për të paktën shpejtësinë maksimale
pa ngarkesë te SPECIFIKIMET.
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin elektronik
përdoren lehtë për shkak të karakteristikave të
mëposhtme.
Mbrojtës i mbingarkuar
Kur vegla është e mbingarkuar dhe rryma qarkullon mbi
një nivel të caktuar, vegla ndalon automatikisht për të
mbrojtur motorin.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar një
shpejtësi konstante. E mundur për të marrë rezultate të
mira, sepse shpejtësia e rrotullimit mbahet konstante,
madje edhe në kushte kur vegla është e ngarkuar.
Tipari i ndezjes së ngadaltë
Ndezje e ngadaltë për shkak të tronditjes së mbytur të
ndezjes.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Fig.11
Çelësi hekzagonal lihet në vegël. Për ta hequr çelësin
hekzagonal vetëm tërhiqeni.
Për të instaluar çelësin hekzagonal, vendoseni në
mbajtëse dhe futeni deri në fund.
23
-1
min
2000
2500
3500
4500
5500
6400
një
shpejtësi
është
e

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents