Philips LatteGo 2300 Series User Manual page 381

Fully automatic espresso machine
Hide thumbs Also See for LatteGo 2300 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shqip
380
Pastrimi i grupit të përgatitjes me ujë rubineti
1 Hiqni grupin (shih 'Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes') e përgatitjes.
2 Shpëlajeni mirë me ujë grupin e përgatitjes. Pastroni me kujdes filtrin (Fig. 33) e sipërm të grupit të
përgatitjes.
3 Lëreni grupin e përgatitjes të thahet përpara se ta vendosni në vend. Mos e thani grupin e përgatitjes me
leckë për të parandaluar grumbullim e fibrave brenda grupit të përgatitjes.
Pastroni grupin e përgatitjes me tableta për heqjen e vajit të kafesë.
Përdorni vetëm tableta «Philips» për heqjen e vajit të kafesë.
1 Vendosni një filxhan nën grykën e kafesë. Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër.
2 Vendosni një tabletë për heqjen e vajit të kafesë në folenë e kafesë së bluar paraprakisht.
3 Prekni ikonën e kafesë dhe më pas shtypni ikonën e fortësisë së aromës për 3 sekonda për të zgjedhur
funksionin e kafesë të bluar paraprakisht (Fig. 2).
4 Mos shtoni kafe të bluar paraprakisht. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
Kur të jetë përgatitur gjysmë filxhani ujë, hiqeni makinerinë nga priza.
5 Lëreni solucionin e heqjes së vajit të kafes të veprojë për të paktën 15 minuta.
6 Vendosni në spinën në prizën në mur dhe ndizni makinerinë për të përfunduar ciklin e përgatitjes.
Boshatisni filxhanin.
7 Hiqni depozitën e ujit dhe hapni derën e servisit. Hiqni grupin e përgatitjes (shih 'Heqja dhe vendosja e
grupit të përgatitjes nga makina') dhe shpëlajeni plotësisht më ujë rubineti.
8 Vendosni përsëri grupin e përgatitjes dhe depozitën e ujit dhe vendosni një filxhan poshtë grykës së
kafesë.
9 Prekni ikonën e kafesë dhe më pas shtypni ikonën e fortësisë së aromës për 3 sekonda për të zgjedhur
funksionin e kafesë të bluar paraprakisht (Fig. 2). Mos shtoni kafe të bluar paraprakisht. Shtypni butonin
e ndezjes/fikjes
Lubrifikimi i grupit të përgatitjes
Lubrifikoni grupin e përgatitjes çdo 2 muaj për të siguruar që pjesët lëvizëse të vazhdojnë të lëvizin
lehtësisht.
1 Vendosni një shtresë të hollë grasoje mbi pistonin (pjesa gri) e grupit (Fig. 34) të përgatitjes.
2 Vendosni një shtresë të hollë grasoje përreth boshtit (pjesa gri) në pjesën e poshtme të grupit (Fig. 35) të
përgatitjes.
3 Vendosni një shtresë të hollë grasoje te shinat në të dyja anët (Fig. 36).
Pastrimi i LatteGo (ena e qumështit)
Pastrimi i LatteGo pas çdo përdorimi
1 Hiqni LatteGo nga aparati (Fig. 37).
2 Zbrazni qumështin e mbetur.
3 Shtypni butonin e lëshimit dhe hiqni enën e qumështit nga skeleti i LatteGo (Fig. 38).
4 Pastroni të gjitha pjesët në lavastovilje ose me ujë rubineti të vakët dhe pak detergjent të lëngshëm
enësh.
Pastrimi i shkumëzuesit klasik të qumështit
Pastrimi i shkumëzuesit klasik të qumështit
Pastroni shkumëzuesin e qumështit çdo herë që e përdorni për arsye higjiene dhe për të shmangur
shtresëzimin e mbetjeve të qumështit.
për të nisur ciklin e përgatitjes. Përsëriteni këtë dy herë. Boshatisni filxhanin.
për të nisur ciklin e përgatitjes.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents