Philips LatteGo 2300 Series User Manual page 374

Fully automatic espresso machine
Hide thumbs Also See for LatteGo 2300 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4. Montimi i LatteGo (vetëm modele të caktuara)
5. Montimi i shkumëzuesit klasik të qumështit (vetëm modele
të caktuara)
Përgatitja e pijeve
Hapa të përgjithshëm
1 Mbushni depozitën e ujit me ujë rubineti dhe mbushni enën e kokrrave të kafesë me kokrra kafeje.
2 Vendosni kapakun (A4) mbi enën e kokrrave të kafesë (A8).
3 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur makinën.
-
Makina fillon të nxehet dhe kryen ciklin e shpëlarjes automatike. Gjatë nxehjes, dritat në ikonat e
pijeve ndizen dhe fiken ngadalë një nga një.
-
Kur të gjitha dritat e ikonave të pijeve ndizen vazhdimisht, makina është gati për përdorim.
4 Vendosni një filxhan nën grykën e rregullueshme për nxjerrjen e kafesë. Rrëshqitni lart ose poshtë grykën
e nxjerrjes së kafesë për të rregulluar lartësinë e saj me madhësinë e filxhanit apo të gotës që po përdorni
(Fig. 1).
Personalizimi i pijeve
Makineria ju lejon të rregulloni cilësimet e një pijeje sipas preferencës suaj. Pasi të keni zgjedhur një pije, ju
mund:
1 Të rregulloni fortësinë e aromës duke prekur ikonën e fortësisë së aromës (Fig. 2). Ekzistojnë 3 nivele
fortësie, më i ulëti është më i lehti dhe më i larti është më i forti.
2 Rregulloni sasinë e pijes duke prekur ikonën e sasisë së pijes (Fig. 3) dhe/ose ikonën e sasisë së qumështit
(vetëm modele të caktuara). Ekzistojnë 3 sasi: të ulët, të mesëm dhe të lartë.
Gjithashtu, mund të rregulloni temperaturën e kafes sipas preferencës (shih 'Rregullimi i temperaturës së
kafesë').
Përgatitja e kafesë me kokrra kafeje
1 Për të përgatitur një kafe, prekni ikonën e pijes që preferoni.
-
Dritat e fortësisë së aromës dhe të sasisë ndizen dhe tregojnë cilësimet e zgjedhura paraprakisht.
-
Tashmë mund ta përshtatni pijen sipas shijes që preferoni (shih 'Personalizimi i pijeve').
2 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes
-
Drita në ikonën e pijes pulson teksa pija po nxirret.
.
Shqip
373

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents