Beko WTV 7533 XB User Manual page 41

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

4.3.2 Zgjedhja e programit
1 Përcaktoni programin e përshtatshëm për llojin, sasinë dhe nivelin e njollave të rrobave në përputhje me
tabelën "Tabela e programeve dhe konsumit".
1 Përzgjidhni programin e dëshiruar nëpërmjet çelësit të "Përzgjedhjes së Programit".
C
Programet janë të kufizuar me shpejtësinë më të madhe të rrotullimit të përshtatshme për ato lloj të veçantë të pëlhurës.
Kur zgjidhni programin që do të përdorni, merrni gjithmonë parasysh llojin e copës, ngjyrën, shkallën e njollave dhe
temperaturën e lejuar të ujit.
Preferoni gjithmonë vlerën më të ulët të temperaturës e cila përshtatet me llojin e rrobave tuaja. Temperaturë më e lartë do të
thotë konsum më i lartë i energjisë elektrike.
4.3.3 Programet
• Cottons (Pambuk)
Përdoreni për rrobat tuaja prej pambuku (të tilla si çarçafë, komplete këllëfësh dhe me pupla, peshqirë,
peshqirë banjo, të brendshme, etj.). Rrobat tuaja do të lahen me veprim të fuqishëm larjeje për një cikël larjeje
më të gjatë.
• Synthetics (Sintetike)
Përdoreni për të larë rrobat tuaja sintetike (këmisha, bluza, sintetike/pambuk të përziera, etj.). Ai lan me një
veprim më të butë dhe ka një cikël larje më të shkurtër krahasuar me programin për të Pambuktat.
Për perde dhe tyl, përdorni programin për sintetiket 40˚C me funksionin e paralarjes dhe kundër rrudhave të
përzgjedhur. Meqë struktura e tyre në formë rrjete shkakton shumë shkumë, lani vellot/tylet duke vendosur një
sasi të vogël detergjenti në ndarësen kryesore të larjes. Mos vendosni detergjent në ndarësen e paralarjes.
• Woollens (Lesh)
Përdoreni për të larë rrobat tuaja të leshta. Përzgjidhni temperaturën e përshtatshme në përputhje me etiketat
e veshjeve tuaja. Përdorni detergjente të përshtatshme për të leshtat.
"Cikli i larjes së të leshtave e kësaj makinerie është aprovuar nga The Woolmark Company për larjen e produkteve të leshta
që mund të lahen në makinë larëse me kusht që produktet të lahen sipas udhëzimeve në etiketën e rrobave dhe sipas atyre të
dhëna nga prodhuesi i kësaj makine larëse. M1367."
"Në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Hong Kong dhe Indi marka tregtare Woolmark është një markë Certifikimi."
• Cottons Eco (Pambuk Ekonomik)
Përdoreni për të larë rrobat prej pambuku dhe mëndafshi të forta dhe me njolla normale. Megjithëse lan më
gjatë se të gjitha programet e tjera, ajo siguron kursime të larta të energjisë dhe ujit. Temperatura aktuale
e ujit mund të jetë e ndryshëm nga temperatura e treguar e larjes. Kur e ngarkoni makinerinë me më pak
rroba (p.sh. ½ e kapacitetit ose më pak), programi mund të shkurtohet automatikisht. Në këtë rast, konsumi
i energjisë dhe ujit do të ulet akoma më shumë, duke siguruar një larje më ekonomike. Ky program është i
disponueshëm për modelet me treguesin e kohës të mbetur.
• BabyProtect (Mbrojtje fëmijës)
Përdoreni këtë program për rrobat tuaja për të cilat doni një larje anti-alergjike dhe higjienike në temperaturë
të lartë me cikël intensiv dhe me larje të gjatë.
• Gentle Care 20º (Delikate 20°)
Përdoreni për të larë rrobat tuaja delikate. Ai lan me një veprim të butë pa ndonjë centrifugim të brendshëm
krahasuar me programin për Sintetiket. Duhet të përdoret për rrobat për të cilat rekomandohet larja delikate.
• Hand Wash (Larje me dorë)
Përdoreni për të larë rrobat tuaja të leshta/delikate që kanë etiketa "të mos lahet me makinë" dhe për të cilat
rekomandohet larja me dorë. Ai i lan rrobat me një veprim larje shumë të butë që të mos i dëmtojë ato.
• Daily Xpress (Mini)
Përdorni këtë program për të larë sasinë e vogël të veshjeve tuaja prej pambuku pak të ndotura për një kohë
të shkurtër.
• Xpress Super Short (Ekspres super i shkurtër)
Përdoreni për të larë rrobat e pambukta me pak njolla ose pa njolla në një kohë të shkurtër.
• Dark Care (Larja e rrobave të errët)
Përdoreni këtë program për të larë rrobat e errëta prej pambuku dhe sintetike ose rrobat që nuk doni të
zbehen. Larja bëhet me veprime të buta dhe në temperatura të ulëta. Rekomandohet të përdorni detergjent të
lëngshëm ose shampo për të leshtat për rrobat me ngjyra të errëta.
Pesumasin / Kasutusjuhend
41 / SQ

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents