Beko WTV 7533 XB User Manual page 36

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

4.2 Përgatitja
4.2.1 Klasifikimi i rrobave për larje
* Klasifikojini rrobat sipas llojit të materialit, ngjyrës dhe shkallës së ndotjes dhe temperaturës së lejuar të ujit.
* Ndiqni gjithmonë udhëzimet që jepen në etiketat e veshjeve.
4.2.2 Përgatitja e rrobave për larje
• Rrobat që kanë pjesë të tilla si të brendshme me pjesë metalike, tokëza të rripave apo kopsa metalike do ta
dëmtojnë makinerinë. Hiqini pjesët metalike ose lajini rrobat duke i vendosur ato në një çantë për larje apo
këllëf.
• Hiqini të gjitha substancat në xhepa të tilla si monedhat, stilolapsat dhe kapëset metalike të letrave, dhe
kthejini xhepat së prapthi dhe pastrojini. Objekte të tilla mund ta dëmtojnë produktin ose të shkakojnë
probleme me zhurmën.
• Vendosini rrobat me përmasa të vogla të tilla si çorapet e bebeve dhe çorapet e najlonit në një çantë për
larje ose këllëf.
• Vendosini perdet brenda pa i shtypur. Hiqini pajisjet mbajtëse të perdeve.
• Mbërthejini zinxhirët, mbyllini kopsat e hapura dhe rregulloni të grisurat dhe të çarat.
• Lajini produktet me etiketat "lahet me makineri" ose "lahet me dorë" vetëm me një program të
përshtatshëm.
• Mos i lani rrobat me ngjyrë dhe ato të bardha bashkë. Veshjet e reja, të errëta të pambukta lëshojnë shumë
bojë. Lajini këto rroba më vete.
• Njollat e forta duhet të trajtohen siç duhet para larjes. Nëse jeni të pasigurt, verifikojeni me një pastrim
kimik.
• Përdorni vetëm bojëra / ndryshues ngjyre dhe agjentë të pastrimit të kripërave të cilat janë të përshtatshme
për makina larëse. Ndiqni gjithmonë udhëzimet mbi paketim.
• Lajini pantallonat dhe rrobat delikate të kthyera së prapthi.
• Ruajini artikujt e përbërë prej leshi angore në ngrirës për disa orë përpara larjes. Kjo do të ulë rënien e
qimeve.
• Rrobat të cilat kanë sasi të madhe materialesh të tilla si miell, pluhur gëlqereje, qumësht pluhur etj. duhet
të shkunden mirë përpara se të vendosen në makineri. Papastërti dhe pluhura të tillë në rroba mund të
grumbullohen në pjesët e brendshme të makinerisë dhe mund të shkaktojnë dëmtime me kalimin e kohës.
4.2.3 Gjëra që duhen bërë për të kursyer energjinë
Informacioni në vijim do t'ju ndihmojë që ta përdorni produktin në një mënyrë ekologjike dhe efiçente në lidhje
me energjinë.
• Përdoreni produktin me kapacitetin më të lartë të lejuar nga programi që keni përzgjedhur por mos e
mbingarkoni; shihni "Tabela e programeve dhe konsumit". Shihni "Tabela e programeve dhe konsumit"
• Ndiqni gjithmonë udhëzimet në paketimin e detergjentit.
• Lajini rrobat pak të ndotura me temperatura të ulëta.
• Përdorni programe më të shpejta për sasi të vogla rrobash pak të ndotura.
• Mos përdorni paralarjen dhe temperatura të larta për rroba që nuk janë shumë të ndotura apo me njolla.
• Nëse keni ndërmend t'i thani rrobat në makinë tharëse, zgjidhni shpejtësinë më të lartë të centrifugës të
rekomanduar gjatë procesit të larjes.
• Mos përdorni më shumë detergjent se sasia e rekomanduar e treguar në paketimin e tij.
4.2.4 Futja e rrobave për larje
1. Hapni kapakun e rrobave.
2. Vendosini rrobat në makineri në mënyrë të lirshme.
3. Shtyjeni dhe mbylleni kapakun e ngarkimit derisa të dëgjoni një zhurmë bllokimi. Sigurohuni që të mos kenë
mbetur rroba të kapura te dera. Dera e ngarkimit kyçet ndërsa një program është në punë. Dera mund të
hapet pak pasi programi të përfundojë.
36 / SQ
Pesumasin / Kasutusjuhend

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents