Makita HP1640 Instruction Manual page 13

Hide thumbs Also See for HP1640:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin "ndezur" për
lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të zgjatur. Tregoni
kujdes kur bllokoni veglën në pozicionin "ndezur" dhe
shtrëngojeni fort veglën gjatë gjithë kohës.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Ndezja e llambave
Për modelin HP1640F, HP1641F
Fig.2
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Për të ndezur llambën, tërhiqni këmbëzën. Lëshoni
këmbëzën për ta fikur atë.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë papastërtitë
nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos gërvishtni
lentet e llambës, ose ajo do të ulë ndriçimin.
Mos përdorni kurrë benzinë ose hollues për të pastruar
lentet e llambës, përndryshe ajo do të dëmtohet.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Fig.3
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin e
rrotullimit. Lëvizeni çelësin e ndryshimit në pozicionin
(ana A) për rrotullimin në drejtimin orar ose në pozicionin
(ana B) për rrotullimin në drejtimin kundërorar.
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë veglën.
Nëse çelësi nuk mund të tërhiqet, kontrolloni që
çelësi i ndryshimit është vendosur plotësisht në
pozicionin
(ana A) ose
(ana B).
13
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
Fig.4
Kjo vegël ka një levë për ndryshimin e regjimit të punës.
Për rrotullim me goditje, rrëshqitni levën për ndryshimin
e regjimit të punës djathtas (simboli
rrotullim, rrëshqitni levën për ndryshimin e regjimit të
punës në të majtë (simboli
KUJDES:
Gjithmonë rrëshqitni levën për ndryshimin e
regjimit të punës deri në fund në pozicionin e
regjimit të dëshiruar. Nëse përdorni veglën duke
vendosur levën midis shenjave të regjimit, vegla
mund të dëmtohet.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi i mbajtëses anësore (dorezës
ndihmëse)
Fig.5
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore për siguri në
punë. Instaloni mbajtësen anësore në trupin e veglës.
Më pas shtrëngoni mbajtësen duke e rrotulluar mirë në
drejtim orar në pozicionin e dëshiruar. Ajo mund të
rrotullohet 360° që të sigurohet në çdo pozicion.
SHËNIM:
Mbajtësja anësore nuk mund të rrotullohet 360°
kur matësi i gjatësisë është instaluar.
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Për modelin HP1640, HP1640F
Fig.6
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit në
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar.
Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës
njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e shtrëngimit, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
Për modelin HP1641, HP1641F
Fig.7
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin
kundërorar për të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni
punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni unazën
fort dhe ktheni bokullën në drejtimin orar për të
shtrënguar mandrinën.
Për të hequr punton, shtrëngoni unazën dhe ktheni
bokullën në drejtimin kundërorar.
). Vetëm për
).

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hp1640fHp1641Hp1641f

Table of Contents