Skil 1052 Original Instructions Manual page 147

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Rregullimi i këndit të prerjes (0-45°) 5
- lironi çelësin L
- anoni veglën deri sa të caktohet këndi i dëshiruar i
prerjes në shkallë me anë të treguesit M
- shtrëngoni çelësin L
! për prerje të pjerrëta, thellësia e prerjes nuk
përputhet me vlerën në shkallën e thellësisë së
prerjes
• Kontrolli i këndit të prerjes 90° 5
- rregulloni dhe shtrëngoni këmbëzën J në maksimumin
e thellësisë së prerjes 4
- rregulloni dhe shtrëngoni këndin e prejes në 0°
- kontrolloni për një kënd 90° midis lamës dhe fundit të
këmbëzës me një katror
- nëse ka nevojë për rregullime, lironi çelësin L dhe
përdorni vidën përshtatëse N si në ilustrim
• Treguesi i vijës së prerjes P 6
- për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të
shënuar në materialin e punës
- për një prerje të drejtë 0° ose të pjerrët 45° përdorni
vijën e treguesit përkatës
! pjesa e gjerë e këmbëzës duhet të qëndrojë në
pjesën e mbështetur të materialit
! gjerësia e prerjes përcaktohet nga gjerësia e
dhëmbëzave të lamës dhe jo nga gjerësia e trupit
të lamës
! bëni gjithmonë prerje provë në fillim për të
verifikuar vijën aktuale të prerjes
• Thithja e pluhurave
- lidhni fshesën me korrent në pjesën e zgjatimit Q 7
! mos lejoni kurrë që tubi i fshesës me korrent të
ndërhyjë në mbrojtësen e poshtme ose gjatë
veprimit të prerjes
- ju mund të përdorni edhe një qese për pluhurat
(aksesori 2610387402 nga SKIL)
• Funksionimi i veglës 7
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- mbajeni gjithmonë fort dorezën R me një dorë dhe
dorezën S me dorën tjetër
- vendoseni veglën me pjesën e përparme të këmbëzës
rrafsh me materialin e punës
! sigurohuni që dhëmbëzat e sharrës të mos jenë
në kontakt me materialin e punës
- ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin T (=
çelësin e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më
pas tërhiqni çelësin e aktivizimit V
! vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të
lama të hyjë në materialin e punës
- mbrojtësja e poshtme E hapet automatikisht kur lama
e sharrës hyn në materialin e punës (hapni mbrojtësen
e poshtme në mënyrë manuale duke përdorur levën F
vetëm për prerje të veçanta si prerje me zhytje)
! mos e sforconi pajisjen (ushtroni trysni të lehtë dhe
në vazhdim për të shmangur mbinxehjen e majave të
thikave dhe, në rast të prerjes së plastikës, shkrirjen e
materialit plastik)
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- pasi të përfundoni prerjen, fikeni veglën duke lëshuar
çelësin V
! sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht
para se ta hiqni veglën nga materiali i punës
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Vendoseni gjithmonë poshtë anën më të mirë të
materialit për të siguruar krijimin minimal të ashklave
• Përdorni vetëm lama të mprehta si dhe të llojit të duhur 8
- cilësia e prerjes rritet sipas numrit të dhëmbëzave
- lamat me maja karbidi qëndrojnë të mprehta deri 30
herë më shumë se sa lamat e zakonshme
• Treguesi paralel W 9
- për kryerjen e prerjeve të sakta përgjatë anës së
materialit
- mund të futet në secilën nga anët e këmbës
Rregulimi i treguesit paralel
- lironi çelësin X
- rregulloni gjerësinë e dëshiruar të prerjes duke
përdorur shkallën e treguesit paralel (përdorni
treguesin e vijës së prerjes P si 0-referencë)
- shtrëngoni çelësin X
• Prerja me zhytje 0
- caktoni thellësinë e dëshiruar të prerjes
- anoni veglën përpara me treguesin e vijës së prerjes P
të përshtatur me vijën e dëshiruar të prerjes shënuar
mbi material
- hapni mbrojtësen e poshtme E me levën F
- menjëherë para se lama të futet në material, ndizni
veglën dhe ulni gradualisht pjesën e poshtme prapa të
veglës duke përdorur fundin e këmbëzës si pikën
menteshë
- lëvizni veglën gradualisht poshtë si dhe përpara
- sapo lama të futet në material, lëshoni levën F
! mos e tërhiqni kurrë veglën prapa
• Prerja e paneleve të mëdhenj !
- mbështeteni panelin afër prerjes mbi dysheme,
tavolinë ose bango
! caktoni thellësinë er prerjes në mënyrë që të
prisni panelin por jo pjesën mbështetëse
- në rst se treguesi paralel nuk e lejon gjerësinë e
dëshiruar të prerjes, shtrëngoni ose kapni me gozhdë
në material një copë të drejtë druri si tregues dhe
përdorni anën e djathtë të këmbëzës mbështetur në
këtë tregues
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Mbajeni gjithmonë zonën rreth mbrojtëses së poshtme E
3 të pastër (hiqni pluhurin dhe ashklat duke i fryrë me
ajër të ngjeshur ose me një furçë)
• Pastroni lamën e sharrës menjëherë pas përdorimit
(veçanërisht nga ngjitësi me përzierje apo i thjeshtë)
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
147

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents