Makita DBO480 Instruction Manual page 27

Cordless finishing sander
Hide thumbs Also See for DBO480:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Për të siguruar thithje optimale të pluhurit,
zbrazeni kutinë e pluhurave kur të mbushet në rreth
gjysmën e kapacitetit.
1.
Hiqni kutinë e pluhurave nga vegla.
2.
Hiqeni hundëzën e pluhurit nga kutia kur shtypni
dhe mbani kapëset e fiksimit në të dy anët e
kutisë.
3.
Tundeni lehtë ose tokeni kutinë e pluhurave për
ta zbrazur.
Ndërrimi i filtrit të letrës
VINI RE:
Bëni kujdes t'i drejtoni logot në të
gjithë kutinë e pluhurave, filtrin e letrës dhe
grykën e pluhurit në një orientim konsistent gjatë
rimbërthimit të komponentëve.
1.
Hiqni kutinë e pluhurave nga vegla.
2.
Hiqeni hundëzën e pluhurit nga kutia kur shtypni
dhe mbani kapëset e fiksimit në të dy anët e kutisë.
► Fig.27: 1. Hundëza e pluhurit 2. Kutia e pluhurave
3. Kapësja e fiksimit
3.
Mbajeni skajin e brendshëm lart të vrimës së
kartonit dhe tërhiqeni poshtë për të shkëputur skajin e
jashtëm lart të vrimës së kartonit nga veshi i kapjes lart
në buzën e kutisë së pluhurave.
4.
Nxirreni filtrin e letrës jashtë kutisë së pluhurave
ndërsa tërhiqni për ta shkëputur buzën e poshtme
të jashtme të vrimës së kartonit nga veshi i poshtëm
fiksues.
► Fig.28: 1. Filtri prej letre 2. Vrima e kartonit 3. Veshi
kapës i sipërm 4. Veshi kapës i poshtëm
5. Kutia e pluhurave
5.
Rivendosni një filtër letre duke kapur buzën e
poshtme të vrimës së kartoni në veshin e poshtëm
fiksues dhe shtyni buzën e sipërme për brenda derisa të
kapet në veshin fiksues të sipërm.
► Fig.29: 1. Filtri prej letre 2. Vrima e kartonit 3. Veshi
kapës i sipërm 4. Veshi kapës i poshtëm
5. Kutia e pluhurave
6.
Puthiteni hundëzën e pluhurit në vend ndërsa
shtypni dhe mbani kapëset e fiksimit në të dy anët
kutisë së pluhurave.
► Fig.30: 1. Hundëza e pluhurit 2. Kutia e pluhurave
3. Kapësja e fiksimit
Lidhja me fshesën me korrent
Aksesor opsional
Kur dëshironi të kryeni smerilime të pastra, lidhni një
fshesë me korrent Makita me veglën tuaj. Përdorni ose
zorrën opsionale 28 mm ose një kombinim të unazave
të parme 22 dhe zorrës së ofruar me pastruesin për të
kryer një lidhje.
► Fig.31: 1. Tubi i shkarkimit të pluhurit 2. Unaza e
përparme 3. Zorra 4. Fshesa me korrent
PËRDORIMI
Punime smerilimi
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që materiali i
punës të jetë i fiksuar mirë.
VINI RE:
Asnjëherë mos e vini veglën në punë pa
letrën abrazive. Kështu mund të dëmtoni seriozisht
pllakën.
VINI RE:
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt
në vegël. Presioni i tepërt mund të ulë efikasitetin e
smerilimit, mund të dëmtojë letrën abrazive ose të
shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
Mbajeni veglën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo
të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni veglën
me ngadalë në sipërfaqen e materialit. Një rektifikues
lustrimi zakonisht përdoret për të hequr vetëm sasi të
vogla materiali njëherësh. Meqë cilësia e sipërfaqes
është më e rëndësishme se sasia e materialit të hequr,
mos e lodhni shumë veglën. Gjatë gjithë kohës mbajeni
bazën ngjitur rrafsh me materialin.
► Fig.32
Mund ta fërkoni materialin me anën e sipërme dhe të
poshtme të takos kur fërkoni me takon trekëndore/
drejtkëndore. Është praktike kur fërkoni një objekt, si
për shembull një grilë.
► Fig.33
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pas përdorimit
Fshijeni veglën duke përdorur një leckë të thatë ose pak
të njomur me ujë e sapun në intervale të rregullta.
27 SHQIP

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dbo481Dbo482Dbo480z

Table of Contents