Makita DBO480 Instruction Manual page 25

Cordless finishing sander
Hide thumbs Also See for DBO480:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Vendosja dhe heqja e letrës abrazive
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që të vendoset
në mënyrë të sigurt një fletë letre abrazive përpara
përdorimit. Letra përndryshe mund të lirohet,
hiqet lehtë apo të rrëshqasë, duke sjellë smerilim
jouniform.
SHËNIM: Përthyerja e letrës që më përpara e bën më
të lehtë vendosjen.
Përdorimi i letrës abrazive pa vrimën
e thithjes së pluhurit
1.
Prisni një fletë letre abrazive sipas përmasave të
duhura.
► Fig.5: 1. Letra abrazive 2. Takoja
2.
Shtypni dhe mbani levën me morsë në secilën anë
të parme apo të pasme të takos, dhe rrëshqiteni larg
ndaluesit që mora të lirohet nga pozicioni i kyçur.
3.
Tërhiqeni levën e morsës për jashtë sa më larg të
jetë e mundur për të krijuar një hapësirë mes morsës
dhe murit anësor të bazës së smerilimit në të cilën anë
mund të futet letra abrazive.
4.
Kaloni njërin skaj të letrës abrazive në hapësirën
midis morsës dhe bazës së smerilimit.
5.
Ripozicionojeni letrën abrazive që të mbivendoset
imët mbi sipërfaqen e takos.
6.
Vendoseni pjesën e pasme të levës së morsës
në pozicion të kyçur për ta shtrënguar fundin e letrës
abrazive në mënyrë të sigurt.
7.
Lirojeni morsën në anën tjetër dhe bëjeni gati
fundin e letrës abrazive për t'u kapur në morsë.
8.
Mbani një tendosje të përshtatshme të letrës
abrazive dhe pastaj vendoseni levën e morsës në anën
tjetër në pozicion të kyçur.
► Fig.6: 1. Letra abrazive 2. Morsa 3. Baza e
smerilimit 4. Leva e shtrënguesit 5. Bllokuesi
9.
Mbulojeni letrën abrazive me pllakën e perforimit
me ndaluesit e kësaj të pozicionimit në krah të këndit
të përshtatur mirë me dy skajet e anëve të takos dhe
bazën e smerilimit.
► Fig.7: 1. Letra abrazive 2. Pllakë perforimi
3. Ndaluesit e pozicionimit 4. Takoja 5. Baza
e smerilimit
10. Shtyjeni pllakën e perforimit mbi letrën abrazive
për të hapur vrimat e thithjes së pluhurit.
11. Për të hequr letrën abrazive, lirojini morsat në të
dy anët dhe hiqeni letrën nga takoja.
Përdorimi i letrës abrazive me vrimën
e thithjes së pluhurit
Aksesor opsional
1.
Shtypni dhe mbani levën me morsë në secilën anë
të parme apo të pasme të takos, dhe rrëshqiteni larg
ndaluesit që mora të lirohet nga pozicioni i kyçur.
2.
Tërhiqeni levën e morsës për jashtë sa më larg të
jetë e mundur për të krijuar një hapësirë mes morsës
dhe murit anësor të bazës së smerilimit në të cilën anë
mund të futet letra abrazive.
3.
Vendosni një fletë letre abrazive mbi tako, duke
drejtuar vrimat e thithjes së pluhurit në letër me ato të takos.
► Fig.8: 1. Letra abrazive 2. Takoja 3. Vrima e thithjes
së pluhurit
4.
Kaloni njërin skaj të letrës abrazive në hapësirën
midis morsës dhe bazës së smerilimit.
5.
Vendoseni pjesën e pasme të levës së morsës
në pozicion të kyçur që fundi i letrës abrazive të
shtrëngohet në mënyrë të sigurt.
6.
Lirojeni morsën në anën tjetër dhe bëjeni gati
fundin e letrës abrazive për t'u kapur në morsë.
7.
Mbani një tendosje të përshtatshme të letrës
abrazive dhe pastaj vendoseni levën e morsës në anën
tjetër në pozicion të kyçur.
► Fig.9: 1. Letra abrazive 2. Morsa 3. Baza e
smerilimit 4. Leva e shtrënguesit 5. Bllokuesi
8.
Për të hequr letrën abrazive, lirojini morsat në të
dy anët dhe hiqeni letrën nga takoja.
Përdorimi i letrës abrazive të sistemit
me kapje
KUJDES:
Sigurohuni të vendosni saktë dhe
sigurt një tako sistemi me kapje. Aksesori i lënë
i lirshëm del nga ekuilibri dhe shkakton dridhje të
mëdha duke sjellë humbje të kontrollit.
KUJDES:
Sigurohuni që takoja e sistemit
me kapje dhe letra abrazive të drejtohen dhe
vendosen në mënyrë të sigurt.
KUJDES:
Përdorni vetëm letra abrazive me
sistem me kapje. Mos përdorni letra abrazive të
ndjeshme ndaj trysnisë.
Për DBO480
1.
Hiqni të gjitha papastërtitë dhe lëndët e huaja nga
takoja e sistemit me kapje.
2.
Vendosni një fletë letre abrazive opsionale sistemi
me kapje, duke drejtuar vrimat e thithjes së pluhurit në
letër me ato të takos.
► Fig.10: 1. Letra abrazive 2. Takoja 3. Vrimat e
thithjes së pluhurit
3.
Për të hequr letrën abrazive, hiqeni nga skaji.
Për DBO481 dhe DBO482
VINI RE:
Kapaku ose unaza hermetike mund të
dalë jashtë bazës së smerilimit gjatë rivendosjes
së takos. Sigurohuni që ta vendosni kapakun
ose unazën hermetike sërish në vjaskat rrethore
përreth qendrës së bazës përpara instalimit të
takos opsionale.
25 SHQIP

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dbo481Dbo482Dbo480z

Table of Contents