LG 65UC970V.AEE Owner's Manual page 497

Table of Contents

Advertisement

KUJDES
Kur punon altoparlanti magjik me rrëshqitje (me
televizorin ndezur/fikur), sigurohu që fëmijët
të mos vënë duart pranë pjesës lëvizëse të
altoparlantit (në fund të televizorit) dhe të mos
hyjnë në hapësirën poshtë televizorit.
- Duart mund t'u ngecin dhe të lëndohen për
shkak të mënyrës si punon altoparlanti.
Mos ruani sende poshtë televizorit.
- Kjo mund të shkaktojë problem në pjesën
lëvizëse të altoparlantit.
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Përdorimi i kamerës së integruar
(Vetëm UB98**)
Mund të bëni një videotelefonatë me Skype ose të
përdorni funksionin e njohjes së lëvizjeve me anë të
kamerës së integruar të televizorit. Ky televizor nuk e
mbështet përdorimin e kamerave të jashtme.
SHËNIM
Përpara se të përdorni kamerën e integruar duhet
të mbani parasysh faktin se keni përgjegjësi
ligjore për përdorimin ose keqpërdorimin e
kamerës sipas ligjeve përkatëse shtetërore, ku
përfshihet dhe legjislacioni penal.
Ligjet përkatëse përfshijnë ligjin për mbrojtjen e
të dhënave personale, i cili rregullon procesimin
dhe transferimin e të dhënave personale si dhe
ligjin që rregullon mbikëqyrjen me kamera në
ambientin e punës dhe në ambiente të tjera.
Kur përdorni kamerën e integruar, shmangni
situatat e dyshimta, të jashtëligjshme ose
imorale. Nëse nuk gjendeni në vende ose
evenimente publike, mund të kërkohet leje për të
fotografuar. Ju sugjerojmë të shmangni situatat e
mëposhtme :
(1) Përdorimin e kamerës në ambiente ku
përgjithësisht ndalohet me ligj, si p.sh. dhoma
pritjeje, dhoma zhveshjeje, dhoma prove të
veshjeve dhe zona sigurie.
(2) Përdorimin e kamerës në raste kur ka shkelje
të fshehtësisë.
(3) Përdorimin e kamerës kur ka shkelje të
rregulloreve apo të ligjeve përkatëse.
25

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents