LG 65UC970V.AEE Owner's Manual page 496

Table of Contents

Advertisement

24
MONTIMI DHE PËRGATITJA
KUJDES
Në fillim shkëputni energjinë dhe pastaj
zhvendoseni ose instaloni TV-në. Në të kundërt
mund të ndodhë goditje elektrike.
Nëse e instaloni TV-në në tavan ose në një mur
të shtrembër ai mund të bjerë dhe të shkaktojë
lëndim të rëndë.
Përdorni vetëm montuese për mur të autorizuara
nga LG dhe kontaktoni shitësin vendas ose
personelin e kualifikuar.
Kur përdorni montues në mur të palëve të treta,
ai nuk mbulohet nga garancia.
Mos i shtrëngoni vidat më shumë seç duhet
pasi kjo gjë mund të dëmtojë TV-në dhe të mos
përfshihet në garanci.
Përdorni vida dhe montuese për mur, që
përmbushin standardin VESA. Çdo dëm ose
lëndim i shkaktuar nga keqpërdorimi ose
përdorimi i një aksesori të papërshtatshëm nuk
mbulohet nga garancia.
SHËNIM
Përdorni vidat e përmendura në specifikimet e
vidave të standardit VESA.
Kompleti për montim në mur përfshin një manual
instalimi dhe pjesët e nevojshme shtesë.
Kllapa e montimit në mur është fakultative. Mund
të blini aksesorë të tjerë nga shitësi vendas.
Gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të
montueses së murit. Sigurohuni që po përdorni
vida me gjatësinë e duhur.
Për më shumë informacione referojuni manualit
të dhënë bashkë me montuesen për mur.
Kur të bashkoni një kllapë për montim në mur
të një pale të tretë me TV-në, vendosni bokullat
e brendshme për montim në mur në vrimat për
montimin në mur të TV për ta lëvizur TV-në në
kënd vertikal. Ju lutemi, sigurohuni që të mos i
përdorni bokullat për kapëse montimi në mur LG.
(Vetëm UC97**)
Altoparlant rrëshqitës
(Vetëm 98UB98**)
1 Kur televizori ndizet, altoparlanti i fshehur del nga
televizori me anë të shinës.
2 Shkoni te Parametrat ➡ TINGULLI ➡ Dalja e
zërit ➡ Altoparlant rrëshqitës
Altoparlantin me shinë.
- Mos ushtroni forcë të tepërt gjatë përdorimit
të altoparlatit të brendshëm me shinë, pasi kjo
mund të shkaktojë keqfunksionimin e tij.
- Sigurohuni që Altoparlanti të jetë në pozicionin
e HAPUR kur shikoni televizor, përndryshe zëri
do të dalë jonormal dhe i shtrembëruar.
3 Kur ta transportoni televizorin, sigurohuni që
altoparlanti me shinë të jetë i mbyllur. Nëse
Altoparlanti me shinë hapet gjatë lëvizjes, mund të
dëmtohet dhe të rezultojë në keqfunksionim gjatë
operimit.
- Për të mbyllur Altoparlantin me shinë, shkoni
tek TINGULLI ➡ Dalja e zërit ➡ Altoparlant
rrëshqitës, zgjidhni 'Hape kur hapet
televizori.' dhe shtypni butonin ENERGJIA.
Bokullat e
brendshme për
montim në mur
Altoparlant rrëshqitës

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents