LG 65UC970V.AEE Owner's Manual page 482

Table of Contents

Advertisement

10
UDHËZIMET MBI SIGURINË
Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në varësi të këndit të shikimit
(majtas/djathtas/lart/poshtë).
Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit. Nuk lidhet me performancën e
produktit dhe nuk ka të bëjë me keqfunksionimin.
Shfaqja e një imazhi të palëvizshëm (p.sh., logoja e një kanali transmetimi, menyja në ekran, pamje të një
videoloje) për një kohë të gjatë mund të dëmtojë ekranin, duke shkaktuar mbetjen e imazhit në ekran, gjë që
njihet si ngjitje e imazhit. Garancia nuk mbulon produktin për ngjitje të imazhit.
Shmangni shfaqjen e një imazhi të fiksuar në ekranin e televizorit për një kohë të gjatë (2 ose më shumë orë
për LCD, 1 ose më shumë orë për Plasma).
Gjithashtu, nëse shikoni TV në një raport 4:3 për një kohë të gjatë, ngjitja e imazhit mund të shfaqet në kufijtë
e panelit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i nënshtrohet zëvendësimit ose
rimbursimit.
Tingull i gjeneruar
Zhurmë "kërcitëse": Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë TV ose kur e fikni atë, gjenerohet nga
një tkurrje termike plastike për shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë është e zakonshme për
produktet ku kërkohet deformim termik. Gumëzhimë në qarkun elektrik/zukatje në panel: Gjenerohet një
zhurmë e ulët prej qarkut të çelësit me shpejtësi të lartë i cili siguron një sasi të madhe energjie për të vënë në
punë produktin. Kjo është në varësi të produktit.
Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe besueshmërinë e produktit.
Mos përdor produkte me voltazh të lartë pranë televizorit (p.sh. mbytës elektrik mushkonjash). Kjo mund të
shkaktojë avari të produktit.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents