Mirëmbajtja; Pastrim; Ndërrimi (Riparimi); Kujdesi Për Kohë Të Gjata Mospërdorimi - Samsung MG23K3515 Series User Manual

Hide thumbs Also See for MG23K3515 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 254
Mirëmbajtja

Pastrim

Pastrojeni furrën rregullisht për të parandaluar grumbullimin e papastërtive mbi furrë ose brenda saj.
Gjithashtu, kushtojini vëmendje të veçantë derës, gominës së derës, si dhe pjatës rrotulluese dhe unazës
rrotulluese (vetëm për modelet përkatëse).
Nëse dera nuk hapet ose mbyllet lirisht, kontrolloni së pari nëse janë grumbulluar papastërti në
gominat e derës. Përdorni leckë të butë me ujë me sapun për pastrimin e sipërfaqes së jashtme dhe të
brendshme të furrës. Shpëlajini dhe thajini mirë.
Për të pastruar papastërtitë e forta me aroma të pakëndshme në pjesën e brendshme të furrës
1.
Pasi ta keni zbrazur furrën, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar në qendër të pjatës
rrotulluese.
2.
Ngroheni furrën për 10 minua në fuqinë maksimale.
3.
Pas përfundimit të ciklit, prisni derisa furra të ftohet. Më pas, hapni derën dhe pastroni dhomën e
gatimit.
Për pastrimin e pjesës së brendshme të modeleve me ngrohës me rrotullim
KUJDES
Mbajini derën dhe gominat e saj të pastra dhe sigurohuni që dera të hapet dhe mbyllet lirisht.
Përndryshe, mund të shkurtohet cikli i jetës së furrës.
Bëni kujdes që të mos derdhni ujë në ventilatorët e furrës.
Mos përdorni substanca gërryese ose kimike për pastrimin.
Pas çdo përdorimi të furrës, përdorni një detergjent të butë për pastrimin e dhomës së gatimit pasi
furra të jetë ftohur.
10 Shqip
MG23K3515AW_OL_DE68-04421R-00_BG+HR+HU+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 10
Për pastrimin e pjesës së sipërme të dhomës së
gatimit, ulni elementin e sipërm ngrohës me 45°, siç
tregohet. Kjo do të ndihmojë për pastrimin e pjesës
së sipërme. Pasi të mbaroni, rivendosni elementin e
sipërm ngrohës.
Ndërrimi (riparimi)
VINI RE
Brenda furrës nuk ka pjesë që mund të hiqen nga përdoruesi. Mos u përpiqni ta ndërroni ose riparoni
furrën vetë.
Nëse keni probleme me menteshat, bllokimin dhe/ose derën, kontaktoni me një teknik të
kualifikuar ose pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut për ndihmë teknike.
Nëse dëshironi të ndërroni llambën, kontaktoni pikën lokale të shërbimi të Samsung-ut. Mos e
ndërroni vetë.
Nëse keni probleme me kasën e jashtme të furrës, hiqni fillimisht nga priza dhe më pas kontaktoni
pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut.
Kujdesi për kohë të gjata mospërdorimi
Nëse nuk e përdorni furrën për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe lëvizeni furrën në një
vend të thatë, pa pluhur. Pluhuri dhe lagështia që krijohen brenda furrës mund të ndikojnë në
performancën e furrës.
6/8/2018 1:03:59 PM

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents