Makita DPB184 Instruction Manual page 21

Cordless portable band saw
Hide thumbs Also See for DPB184:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Sigurohuni që fleta e sharrës me rrip të
jetë pozicionuar siç duhet rreth rrotave.
VINI RE:
Ndizeni dhe fikeni veglën dy ose tre
herë për t'u siguruar që fleta e sharrës me rrip
rrotullohet siç duhet mbi rrota.
Për ta hequr fletën e sharrës me rrip, ndiqni procedurën
e kundërt të instalimit.
Rregullimi i trajektores së fletës
Kur fleta e sharrës me rrip ka tendencën të rrëshqasë
nga rrota, rregulloni trajektoren e fletës.
Për ta rregulluar, futni çelësin fiso hekzagonal në vrimën
e aksesorit siç ilustrohet dhe bëni një çerek rrotullim. Pas
kësaj, kontrolloni nëse fleta e sharrës me rrip nuk rrëshqet.
Nëse rrëshqet, bëni një tjetër çerek rrotullim dhe
kontrolloni derisa fleta e sharrës me rrip të mos
rrëshqasë.
► Fig.11: 1. Çelësi fiso hekzagonal 2. Vrima
kalibruese
Rregullimi i pozicionit të pllakës
ndaluese
Gjatë punës së zakonshme, zgjateni plotësisht përpara
pllakën ndaluese në anën A.
Kur pllaka ndaluese përplaset me pengesat si mur ose
në mënyrë të ngjashme në mbarim të një prerjeje, lironi
dy bulonat dhe rrëshqiteni në anën B si në figurë.
Pasi të rrëshqisni pllakën ndaluese, sigurojeni mirë
duke shtrënguar fort dy bulonat.
► Fig.12: 1. Pllaka ndaluese 2. Bulonat 3. Fleta e
sharrës me rrip
PËRDORIMI
KUJDES:
Futeni gjithmonë deri në fund
kutinë e baterisë derisa të bllokohet në vend.
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Futeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Gjithmonë mbani dorezën. Mos e
mbani asnjëherë veglën nga trupi i veglës ose
nga mbrojtëset. Duart mund të rrëshqasin nga këtë
pozicione dhe të prekin fletën e sharrës me rrip. Kjo
mund të rezultojë në lëndime personale.
KUJDES:
Sigurohuni që kapaku i rrotës të jetë
mbyllur mirë.
KUJDES:
Sigurohuni që ta mbani veglën
fort kur e ndizni ose e fikni ose gjatë prerjes.
Përndryshe, vegla mund të bjerë dhe të shkaktojë
lëndim personal.
KUJDES:
Gjithmonë vini doreza për të
mbrojtur duart tuaja nga ashkla fluturuese të
nxehta gjatë prerjes së metalit.
KUJDES:
Mbajeni trupin dhe fytyrën larg nga
fleta e sharrës me rrip dhe ashklat që fluturojnë.
Për prerje të qëndrueshme, mbani gjithmonë të paktën
dy dhëmbë në prerje.
► Fig.13
Aplikoni fletën e sharrës me rrip te pozicioni i përshtatshëm
i prerjes me materialin e punës siç ilustrohet.
► Fig.14
1.
Mbajeni veglën siç ilustrohet.
Përpara se të ndizni veglën, sigurohuni gjithmonë që
pllaka ndaluese të prekë materialin e punës dhe që fleta
e sharrës me rrip të jetë larg materialit të punës.
► Fig.15
2.
Ndizeni veglën dhe prisni derisa fleta e sharrës
me rrip të arrijë shpejtësinë e plotë. Uleni me ngadalë
fletën për prerje. Vetë pesha e veglës ose shtyrja e
lehtë e saj do të sigurojnë presionin e përshtatshëm për
prerjen. Mos ushtroni forcë mbi veglën.
► Fig.16
3.
Teksa arrini në fund të prerjes, lëshoni presionin dhe
ngrijeni pak që vegla të mos bjerë sipër materialit të punës.
VINI RE:
Ushtrimi i një presioni të tepërt mbi vegël
ose përdredhja e fletës së sharrës me rrip mund të
shkaktojë prerje me kënd ose dëmtim të fletës.
VINI RE:
Kur vegla nuk është përdorur për një kohë
të gjatë, hiqeni fletën e sharrës me rrip nga vegla.
VINI RE:
Nëse vegla përdoret në mënyrë të
vazhdueshme derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni
veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni me një bateri të re.
Lubrifikuesi për prerje
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Mos përdorni kurrë vaj për prerje
ose të aplikoni më tepër se sa duhet dyllë në
fletën e sharrës me rrip. Kjo mund të bëjë që fleta të
rrëshqasë ose të dalë papritur.
KUJDES:
Kur prisni gizë, mos përdorni dyllë
për prerje.
Kur prisni metale, përdorni dyllë Makita për prerje si lubrifikues
për prerje. Për të aplikuar dyllin për prerje te dhëmbët e fletës
së sharrës me rrip, hiqni kapakun e dyllit për prerje, ndizeni
veglën dhe prisni dyllin për prerje siç ilustrohet.
► Fig.17: 1. Parafina për prerje
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
21 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents