Makita DPB184 Instruction Manual page 18

Cordless portable band saw
Hide thumbs Also See for DPB184:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
përdorimit aktual të veglës elektrike mund të ndryshojnë
nga vlerat e deklaruara në varësi të mënyrave sesi përdoret
vegla, veçanërisht nga lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
mbrojtjen e përdoruesit bazohen në vlerësimin e ekspozimit
ndaj kushteve aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të
gjitha pjesët e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e
fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe
specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike. Mosndjekja
e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime sigurie për sharrën e
dorës me rrip me bateri
1.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e izoluara
kur të jeni duke kryer një veprim në të cilin aksesori
prerës mund të kontaktojë me tela të fshehur. Nëse
aksesorët prerës prekin një tel me rrymë atëherë pjesët
e ekspozuara metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund të shkaktojnë goditje elektrike te punëtori.
2.
Përdorni vetëm disqet e renditura te "SPECIFIKIMET".
Përpara përdorimit kontrolloni me kujdes
3.
fletën për krisje ose dëmtime. Zëvendësoni
menjëherë fletën e krisur ose të dëmtuar.
Siguroni mirë materialin e punës. Përpara prerjes
4.
së një grumbulli materialesh, sigurohuni që të
gjitha materialet të jenë të siguruara mirë bashkë.
5.
Prerja e materialeve të lyera me vaj mund të bëjë
që fleta të dalë papritur. Fshini të gjithë vajin e
tepërt nga materiali i punës përpara prerjes.
6.
Asnjëherë mos përdorni vaj për prerje si
lëndë lubrifikuese për prerjen. Përdorni vetëm
parafinë Makita për prerje.
7.
Mbajeni veglën fort.
8.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
Kur prisni metal, bëni kujdes nga ashklat e
9.
nxehta fluturuese.
Emetimet e dridhjeve gjatë
Vërtetoni që masat e sigurisë për
Lexoni të gjitha
10. Mos e lini veglën të funksionojë pa mbikëqyrje.
11.
Mos e prekni fletën ose materialin e punës
menjëherë pas punës; mund të jenë shumë të
nxehtë dhe mund t'ju djegin lëkurën.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
(2)
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
(3)
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
6.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 °C.
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
9.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
11.
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në zjarr,
nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
13. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të
gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
18 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents