Electrolux EJF4440AOW Instruction Booklet page 79

No frost freezer-fridge
Table of Contents

Advertisement

Sugjerime për të kursyer energjinë
1. Instaloni pajisjen në një dhomë të freskët dhe të ajrosur, por jo në kontakt me rrezet
e diellit dhe jo pranë burimeve të nxehtësisë (radiatorë, furra, etj). Në rast të kundërt
përdorni një pllakë izoluese.
2. Lërini ushqimet dhe pijet e mbrojtura që të ftohen jashtë pajisjes.
3. Kur shkrini ushqimet e ngrira, vendosini ato në ndarjen e frigoriferit. Temperatura e ulët
e ushqimeve të ngrira do të ndihmojë në freskimin e ndarjes së frigoriferit gjatë shkrirjes.
Kështu që kjo sjell kursimin e energjisë. Në rast se ushqimet e ngrira nxirren jashtë, kjo
do të sjellë një humbje të energjisë.
4. Kur vendosni pije dhe ushqime të lëngshme, ato duhet të mbulohen. Në rast të kundërt
do të rritet lagështia në pajisje. Për këtë arsye, koha e funksionimit do të jetë më e
madhe. Mbulimi i pijeve dhe ushqimeve të lëngshme ndihmon edhe në ruajtjen e erës
dhe shijes së tyre.
5. Kur vendosni ushqime dhe pije, hapeni derën e pajisjes për një kohë sa më të shkurtër.
6. Mbajini të mbyllur kapakët e çdo ndarje me temperaturë të ndryshme në pajisje (më të
freskëta, më të ftohta, etj.).
7. Gomina e derës duhet të jetë e pastër dhe elastike. Zëvendësoni gominën nëse është
e dëmtuar.
8. Pastroni herë pas here pjesën e pasme të pajisjes me një fshesë elektrike ose furçë, për
të parandaluar rritjen e konsumit të energjisë.
AL -77-

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents