Instalimi I Bulonave Të Suspensionit; Varja E Njësisë Së Brendshme - Carrier 42QSS009DS Installation Manual

Duct type air conditioner
Hide thumbs Also See for 42QSS009DS:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2. INSTALIMI I NJËSISË SË BRENDSHME
KUJDES
Përpara instalimit të njësisë së brendshme, rekomandohet të instalohet bashkuesja në formë Y-je
Kur të lëvizni njësinë gjatë ose pas heqjes së ambalazhit, sigurohuni ta ngrini duke e mbajtur nga kanxhat.
Mos ushtroni presion në pjesët e tjera, veçanërisht në tubat ftohës, të shkarkimit dhe në pjesët që lidhin.
2.2 INSTALIMI I BULONAVE TË SUSPENSIONIT
2.2.1 Shënoni vendet në tavan ku dëshironi të instaloni njësinë e brendshme.
2.2.2 Shponi vrima në vendet e shënuara dhe futni mbajtëset e bulonave. Përdorni mbajtëset ekzistuese në tavan ose ndërtoni një
mbajtëse të përshtatshme.
SHËNIM
■ Përdorni një mbajtëse me vrimë, të fshehur për tavane ekzistuese.
2.2.3 Instaloni bulonat e suspensionit (përdorni bulona suspensioni W3/8 ose M10, 4 copë) në varësi të llojit të tavanit.
KUJDES
Sigurohuni që tavani të jetë mjaftueshëm i fortë për të përballuar peshën e njësisë. Përpara se të varni njësinë, testoni
fortësinë e secilit prej bulonave. Mund të nevojitet përforcimi i tavanit për të parandaluar lëkundjet. Për detaje, konsultohuni
me një arkitekt ose marangoz.
2.3 VARJA E NJËSISË SË BRENDSHME
2.3.1 Vidhosni dadot dyshe në secilin prej bulonave, duke krijuar hapësirë për varjen e njësisë së brendshme.
2.3.2 Varni njësinë e brendshme në bulonat midis dy dadove.
2.3.3 Vidhosni dadot për varjen e njësisë
2.3.4 Rregulloni nivelin e njësisë duke përdorur flluskë ajri në nivel për të katra anët.
Beton
Mbajtësja me vrimë
Tapë me vrimë
Buloni i suspensionit ( 3/8" ose M10) në vend
Baza mbrojtëse ndaj goditjeve
Rondela
Varja e bulonit me filetime të ndryshme
Bokulla
Dado
Pjesa e dalë
SQ-8

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

42qss012ds42qss018ds42qss024ds42qss024r8s42qss030ds42qss036ds ... Show all

Table of Contents