Download Print this page

Makita DUC353 Instruction Manual page 37

Cordless chain saw
Hide thumbs Also See for DUC353:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
► Fig.20: 1. Kapaku i depozitës së vajit 2. Depozita e
vajit (e tejdukshme)
Pas rimbushjes, mbajeni sharrën me zinxhir larg nga
pema. Filloni dhe prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit të
sharrës të jetë i përshtatshëm.
► Fig.21
VINI RE:
Kur mbushni vajin e zinxhirit për herë të
parë, ose kur mbushni depozitën pasi është boshatisur
krejtësisht, shtoni vaj deri në skajin e fundit të pompës.
Përndryshe mbushja e vajit mund të jetë e pasaktë.
VINI RE:
Përdorni vetëm vajin ekskluziv të
zinxhirit të sharrës për sharrat me zinxhir Makita
ose vajra ekuivalente që disponohen në treg.
VINI RE:
Kurrë mos përdorni vaj me pluhur dhe
grimca apo vaj që avullon.
VINI RE:
Kur krasitni pemë, përdorni vaj botanik.
Vaji mineral i dëmton pemët.
VINI RE:
Para se të filloni prerjen, sigurohuni
që kapaku i depozitës së vajit të jetë vidhosur
tamam.
PUNA ME SHARRËN ME ZINXHIR
KUJDES:
Personi që e përdor për herë të
parë, duhet të presë kërcunj mbi këmbalec druri
ose tavolinë, si praktikë për fillestarë.
KUJDES:
Kur sharroni lëndë drusore të prerë
më parë, përdorni një mbështetëse të sigurt
(këmbalec druri ose tavolinë). Mos e mbështesni
drurin që pritet me këmbë dhe mos lejoni askënd
që ta mbajë apo ta fiksojë.
KUJDES:
Mbajini fort pjesët rrumbullake që të
mos rrotullohen.
KUJDES:
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg
zinxhirit të sharrës ndërkohë që motori është
duke punuar.
KUJDES:
Mbajeni sharrën me zinxhir fort me
të dyja duart ndërsa motori është duke punuar.
KUJDES:
Mos u zgjatni më shumë seç duhet.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
VINI RE:
Asnjëherë mos e tundni apo e lëshoni
në tokë veglën.
VINI RE:
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit të veglës.
Prekeni cepin e poshtëm të trupit të sharrës me
zinxhir me degën që do të pritet para se ta ndizni.
Në të kundërt mund të shkaktojë lëkundjen e shufrës
udhëzuese, duke shkaktuar lëndim të operatorit.
Sharrojeni drurin që do të pritet thjesht duke e lëvizur
poshtë duke përdorur peshën e sharrës me zinxhir.
► Fig.22
Nëse nuk mund të prisni lëndë drusore me një goditje:
Ushtroni presion të lehtë në dorezë dhe vazhdoni të
sharroni dhe tërhiqeni pak prapa sharrën me zinxhir;
pastaj vendoseni dhëmbëzimin pak më poshtë dhe
mbarojeni prerjen duke ngritur dorezën.
► Fig.23
Prerja e trupave të pemëve
1.
Vendoseni cepin e poshtëm të trupit të sharrës me
zinxhir mbi drurin që do të pritet.
► Fig.24
2.
Me zinxhirin e sharrës të ndezur, sharroni drurin
duke përdorur ndërkohë dorezën e pasme për të
peshuar sharrën dhe atë të përparme për ta drejtuar.
Përdorni amortizatorin me maja si aks.
3.
Vazhdoni të prisni duke ushtruar presion të lehtë
në dorezën e përparme, duke e tërhequr ngadalë
sharrën nga pas. Shtyjeni amortizatorin me maja edhe
më tepër në lëndën e drurit dhe ngrini sërish dorezën e
përparme.
VINI RE:
Kur bëni disa prerje, fikeni sharrën me
zinxhir pas çdo prerjeje.
KUJDES:
Nëse skaji i sipërm i shufrës
përdoret për prerje, sharra me zinxhirë mund të
mënjanohet në drejtimin tuaj nëse zinxhiri ngec.
Për këtë arsye, prisni me skajin e poshtëm, në
mënyrë që sharra të mënjanohet larg trupit tuaj.
► Fig.25
Kur prisni dru që është i tendosur, priteni në fillim anën
e trysnisë (A). Më pas bëni prerjen përfundimtare në
anën e tendosur (B). Kjo nuk lejon që shufra të ngecë.
► Fig.26
Heqja e degëve nga trupi
KUJDES:
Prerja e degëve nga trupi mund
të kryhet vetëm nga persona të trajnuar.
Kundërveprimi paraqet rrezik.
Gjatë prerjes së degëve mbështeteni sharrën me
zinxhir mbi trung, nëse është e mundur. Mos prisni me
majën e shufrës sepse kjo mund të paraqesë rrezik
kundërveprimi.
Kushtojuni kujdes të veçantë degëve të tendosura. Mos
prisni nga poshtë degët që janë pa mbështetje.
Mos rrini mbi trungun e prerë gjatë prerjes së degëve.
Prerjet me gropa dhe prerjet paralele
me fijet e drurit
KUJDES:
Prerjet me gropa dhe paralele me
fijet e drurit mund të kryhen vetëm nga persona
me trajnim të veçantë. Mundësia e kundërveprimit
krijon rrezikun e lëndimit.
Prerjet paralele me fijet e drurit bëjini në një kënd sa
më të cekët që të jetë e mundur. Kushtoni kujdes të
madh kur kryeni prerjen sepse nuk mund të përdoret
amortizatori me maja.
► Fig.27
Prerja e pemëve
KUJDES:
Prerja e pemëve mund të kryhet
vetëm nga persona të trajnuar. Puna është me
rrezik.
Nëse dëshironi të prisni një pemë duhet ta bëni në
respektim të rregulloreve lokale.
37 ALBANIAN

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Duc303Duc400