Informacioni I Sigurisë; Çfarë Duhet Të Dini Rreth Udhëzimeve Për Sigurinë; Simbole Të Rëndësishme Sigurie; Çfarë Nënkuptojnë Ikonat Dhe Shenjat Në Këtë Manual Të Përdoruesit - Samsung WF80F5 series User Manual

Hide thumbs Also See for WF80F5 series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacioni i sigurisë
E gëzofshi makinën tuaj të re larëse Samsung! Ky manual përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me instalimin,
përdorimin dhe kujdesin për pajisjen tuaj. Ju lutemi, kushtojini pak kohë leximit të këtij manuali për të përfituar plotësisht nga
avantazhet dhe veçoritë e shumta të makinës suaj larëse.
Çfarë duhet të dini rreth udhëzimeve për sigurinë
Ju lutemi lexojeni këtë manual plotësisht për t'u siguruar që dini sesi të vini në punë në mënyrë të sigurt dhe me efikasitet
veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes suaj të re. Ju lutemi, mbajeni manualin në një vend të sigurt afër pajisjes për
referencë të mëvonshme. Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin që është projektuar, ashtu si përshkruhet në këtë manual
udhëzimi.
Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e
mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykimin e duhur, kujdes dhe vëmendje kur instaloni,
mirëmbani dhe vini në përdorim makinën tuaj larëse.
Meqenëse udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë disa modele, karakteristikat e makinës suaj larëse mund të
ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme.
Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësime, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacion në
internet në adresën www.samsung.com.
Simbole të rëndësishme sigurie
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të
përdoruesit:
PARALAJMËRIM: Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit,
vdekje dhe/ose dëmtim të pasurisë.
KUJDES: Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të personit dhe/ose dëmtim të
pasurisë.
SHËNIM
Këto shenja paralajmëruese janë këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve.
Ju lutemi ndiqini ato me saktësi.
Pas leximit të këtij manuali, ruajeni atë në një vend të sigurt për referencë të mëvonshme.
Lexoni të gjitha udhëzimet përpara përdorimit të pajisjes.
Ashtu si me çdo pajisje që përdor elektricitet dhe pjesë të lëvizshme, ekzistojnë rreziqe të mundshme. Për ta përdorur në
mënyrë të sigurt këtë pajisje, njihuni me funksionimin e saj dhe bëni kujdes kur ta përdorni atë.
Untitled-4 4
Shqip - 4
2015-04-06
11:59:28

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents