Cleaning; Informacioni I Sigurisë; Çfarë Duhet Të Dini Rreth Udhëzimeve Për Sigurinë; Simbole Të Rëndësishme Sigurie - Samsung WW8 J5 Series User Manual

Hide thumbs Also See for WW8 J5 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacioni i sigurisë
E gëzofshi makinën tuaj të re larëse Samsung! Ky manual përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me instalimin, përdorimin
dhe kujdesin për pajisjen tuaj. Ju lutemi, kushtojini pak kohë leximit të këtij manuali për të përfituar plotësisht nga avantazhet dhe
veçoritë e shumta të makinës suaj larëse.
Çfarë duhet të dini rreth udhëzimeve për sigurinë
Ju lutemi lexojeni këtë manual plotësisht për t'u siguruar që dini sesi të vini në punë në mënyrë të sigurt dhe me efikasitet
veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes suaj të re. Ju lutemi, mbajeni manualin në një vend të sigurt afër pajisjes për referencë të
mëvonshme. Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin që është projektuar, ashtu si përshkruhet në këtë manual udhëzimi.
Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme
që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykimin e duhur, kujdes dhe vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe
vini në përdorim makinën tuaj larëse.
Meqenëse udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë disa modele, karakteristikat e makinës suaj larëse mund të ndryshojnë
pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë
pyetje ose shqetësime, kontaktoni pikën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacion në internet në adresën www.
samsung.com.
Simbole të rëndësishme sigurie
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të përdoruesit:
VINI RE
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personit, vdekje dhe/ose dëmtim të pasurisë.
KUJDES
Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të personit dhe/ose dëmtim të pasurisë.
SHËNIM
Tregon që ka rrezik lëndimi të personit ose dëmtimi të pronës.
4
Shqip
Untitled-17 4
2017-06-27
2:48:37

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww7 j5 series

Table of Contents