Download Print this page

Paralajmërime Të Rëndësishme Të Instalimit - Samsung WW8 T301 Series User Manual

Hide thumbs Also See for WW8 T301 Series:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 342
Paralajmërime të rëndësishme të instalimit
VINI RE
Instalimi i kësaj pajisjeje duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar ose shoqëri shërbimi.
Nëse nuk veproni kështu mund të shkaktohet goditje elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me produktin
ose lëndim.
Kjo pajisje është e rëndë, prandaj bëni kujdes kur ta ngrini.
Futeni kordonin elektrik në prizë që pajtohet me specifikimet lokale elektrike. Përdoreni prizën vetëm për këtë
pajisje dhe mos përdorni kordon zgjatues.
Përdorimi i një prize në mur së bashku me pajisje të tjera duke përdorur një zgjatues ose duke zgjatur
kordonin elektrik mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Sigurohuni që tensioni i korrentit, frekuenca dhe rryma të jenë të njëjta me ato në specifikimet e
produktit. Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. Futeni fort spinën e korrentit
në prizën në mur.
Hiqni të gjitha substancat e huaja si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit dhe pikave të
kontaktit, duke përdorur rregullisht një leckë të thatë.
Hiqni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një leckë të thatë.
Në rast të kundërt, mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Futeni spinën e korrentit te priza në mur në mënyrë që kordoni të shtrihet përgjatë dyshemesë.
Nëse e fusni spinën e korrentit në prizë në drejtimin e kundërt, telat elektrikë brenda kabllos mund të
dëmtohen dhe kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg nga fëmijët sepse mund të jenë të rrezikshme.
Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokën e tij, kjo mund të shkaktojë mbytje.
Kur pajisja, spina e korrentit ose kordoni elektrik dëmtohen, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet.
Mos e tokëzoni pajisjen me një tub gazi, tub plastik uji apo linjë telefoni.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
Mos e futni kurrë kordonin elektrik në një prizë që nuk është e tokëzuar si duhet dhe sigurohuni që ajo të
jetë në përputhje me rregulloret lokale dhe kombëtare.
Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose ndonjë materiali të ndezshëm.
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend me lagështi, me vaj ose me pluhur ose në dritën e drejtpërdrejtë të
diellit ose në ujë (pika shiu).
Mos e instaloni këtë pajisje në një vend me temperaturë të ulët.
Ngrica mund t'i bëjë tubat të shpërthejnë.
WW3000TM_7-9KG_LE_8C104-000582_SQ.indd 7
WW3000TM_7-9KG_LE_8C104-000582_SQ.indd 7
Shqip 7
2021-02-01
2021-02-01
12:58:46
12:58:46

Advertisement

loading