Download Print this page

Informacioni I Sigurisë; Çfarë Duhet Të Dini Rreth Udhëzimeve Për Sigurinë; Simbole Të Rëndësishme Sigurie - Samsung WW8 T301 Series User Manual

Hide thumbs Also See for WW8 T301 Series:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 342
Informacioni i sigurisë
E gëzofshi lavatriçen tuaj të re Samsung. Ky manual përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me
instalimin, përdorimin dhe kujdesin për pajisjen tuaj. Ju lutemi, kushtojini pak kohë leximit të këtij manuali
për të përfituar plotësisht nga avantazhet dhe veçoritë e shumta të lavatriçes suaj.
Çfarë duhet të dini rreth udhëzimeve për sigurinë
Ju lutemi, lexojeni këtë manual plotësisht për t'u siguruar që të dini sesi të vini në punë në mënyrë të sigurt
dhe me efikasitet veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes suaj të re. Ju lutemi, mbajeni manualin në një vend
të sigurt afër pajisjes që t'i referoheni më vonë. Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin që është projektuar,
ashtu si përshkruhet në këtë manual udhëzimi.
Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe
situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykimin e duhur, kujdesin
dhe vëmendje kur të instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim lavatriçen tuaj.
Meqenëse udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë disa modele, karakteristikat e lavatriçes tuaj
mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe mund të mos aplikohen të gjitha shenjat
paralajmëruese. Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësime, kontaktoni pikën më të afërt të shërbimit ose gjeni
ndihmë dhe informacion në internet në adresën www.samsung.com.
Simbole të rëndësishme sigurie
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të përdoruesit:
VINI RE
Rreziqet ose shprehitë e pasigurta të punës mund të shkaktojnë lëndime të rënda, vdekjen dhe/ose dëmtim të
pronës.
KUJDES
Rreziqet ose shprehitë e pasigurta të punës mund të shkaktojnë lëndime dhe/ose dëmtim të pronës.
SHËNIM
Tregon që ka rrezik lëndimi të personit ose dëmtimi të pronës.
4 Shqip
WW3000TM_7-9KG_LE_8C104-000582_SQ.indd 4
WW3000TM_7-9KG_LE_8C104-000582_SQ.indd 4
2021-02-01
2021-02-01
12:58:45
12:58:45

Advertisement

loading