Makita DG002GZ Instruction Manual page 25

Cordless earth auger
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Montimi i puntos së turjelës në bosht
SHËNIM: Forma dhe mekanizmi i puntos së turjelës
dhe kunjit të turjelës mund të variojnë sipas puntos
së turjelës.
Bashkërenditni vrimën në bosht me vrimën në punton
e turjelës.
Vendosni punton e turjelës në bosht.
► Fig.13: 1. Puntoja e turjelës 2. Boshti
Fiksojeni punton e turjelës me kunjin e turjelës dhe
bllokimin e sigurisë.
► Fig.14: 1. Kunji i turjelës 2. Bllokimi i sigurisë
PËRDORIMI
KUJDES:
Kjo është një vegël e fuqishme
që gjeneron forcë rrotulluese të lartë. Është
e rëndësishme që vegla të mbahet fort dhe të
mbërthehet mirë.
KUJDES:
Përpara përdorimit, kontrolloni
që të mos ketë lëndë të huaja (rërë, dhe etj.) të
ngecura në hapjet ose pjesët lëvizëse.
Pozicioni i përdorimit
Mbajtja e pozicionit të duhur të përdorimit është një prej
procedurave më të rëndësishme dhe më efikase për
kontrollimin e sprapsjes.
Mbani pozicionin e duhur duke praktikuar pikat e
mëposhtme.
Poziciononi veglën në mënyrë të tillë që shiriti
i pritësit të reagimit gjithmonë të kontaktojë me
anën e majtë të mesit.
Mbërtheni dorezën dhe dorezën anësore me të
dyja duart. Mbështillini gishtat rrotull zonave të
mbërthimit, duke i mbajtur zonat e mbërthimit të
kapura mes gishtave të mëdhenj dhe gishtave
tregues.
Mbajeni kurrizin sa më vertikal të jetë e mundur
duke përthyer këmbët siç kërkohet gjatë procesit
të gërmimit.
Qëndroni vigjilent ndaj forcës së reagimit të
rrotullimit të veglës. Gjithmonë mbani pozicionin
e përdorimit që të mund t'i qëndroni forcës së
reagimit të rrotullimit.
► Fig.15: 1. Doreza 2. Doreza anësore 3. Shiriti i
pritësit të reagimit
PARALAJMËRIM:
e gabuar. Mos qëndroni shumë larg nga vegla.
Reagimi dhe kontrolli i duhur mund të mos arrihen në
rast sprapsjeje.
► Fig.16
Shmangni pozicionimin
Operacioni i gërmimit
KUJDES:
Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit
të veglës.
KUJDES:
Mbajeni fytyrën dhe duart larg nga
aksesorët e shpimit, si p.sh. puntoja e turjelës,
çdo pjesë rrotulluese dhe mbetjet nga shpimi
gjatë punës.
KUJDES:
Kur largoheni nga vegla, p.sh. gjatë
një pushimi, mos e lini veglën të ngulur në tokë
ose të mbështetur në mur. Magazinojeni veglën në
gjendje të qëndrueshme.
VINI RE:
Kur shpejtësia e rrotullimit ulet
shumë, ulni ngarkesën ose ndaloni veglën për të
shmangur dëmtimin e saj.
VINI RE:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të
shpejtojë gërmimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë punton e turjelës, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
VINI RE:
Shmangni gërmimin në materiale ku
dyshoni se ndodhen gozhdë të fshehura ose gjëra
të tjera që mund të shtrembërojnë ose thyejnë
punton e turjelës.
VINI RE:
Nëse vegla përdoret në mënyrë
të vazhdueshme derisa kutia e baterisë të
shkarkohet, mos e përdorni veglën për 15 minuta
derisa të vazhdoni me një bateri të re.
Zgjidhni shpejtësinë (e lartë/ulët) e përshtatshme
në varësi të diametrit të vrimës dhe gjendjes së
terrenit.
Gjatë gërmimit të një grope të thellë ose gërmimit
në tokë argjilore, mos u përpiqni të gërmoni në një
sesion. Gërmojeni gropën duke ngritur dhe ulur
veglën në mënyrë që dheu në gropë të shkriftohet.
Nëse shpejtësia e rrotullimit të veglës
ngadalësohet për shkak të përdorimit me
ngarkesë të lartë, ngrijeni veglën pak, dhe lëvizeni
veglën lart e poshtë për të gërmuar në hapa të
vegjël.
Kur rrotulloni punton e turjelës në
drejtim të anasjelltë
Puntoja e turjelës e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e anasjelltë
për ta nxjerrë punton.
Gjatë punimit mbrapsht, mbajeni fort veglën nga trupi
tuaj për të parandaluar reagimin në drejtim të akrepave
të orës.
► Fig.17
KUJDES:
Mbajeni veglën fort. Vegla mund të
kthehet papritmas duke shkaktuar lëndime.
25 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dg002g

Table of Contents