Makita DG002GZ Instruction Manual page 23

Cordless earth auger
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla/bateria mbinxehet, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë rast, lëreni veglën/baterinë të
ftohet përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla
ndalon automatikisht. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga
vegla dhe ngarkojeni.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë veglën dhe i lejon veglës
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjitha hapat e
mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur vegla ka arritur në
ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1.
Fikeni veglën dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të
karikuara.
3.
Lëreni veglën dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
Çelësi i rrymës kryesore
PARALAJMËRIM:
në përdorim, fikeni atë dhe vendosni levën e
ndryshimit të veprimit në pozicionin neutral për
të bllokuar këmbëzën. Gjithmonë sigurohuni që
llamba kryesore e energjisë të fiket pasi të keni
fikur veglën.
Për ta vendosur në gatishmëri veglën, shtypni butonin
e rrymës kryesore derisa të ndizet llamba e rrymës
kryesore. Për ta fikur, shtypni sërish butonin e rrymës
kryesore.
► Fig.6: 1. Butoni kryesor i ndezjes 2. Llamba
kryesore e energjisë
SHËNIM: Kjo vegël përdor funksionin e fikjes
automatike. Për të shmangur ndezjen e
paqëllimshme, çelësi i rrymës kryesore do të mbyllet
automatikisht kur këmbëza e çelësit nuk tërhiqet
për rreth 5 minuta pas ndezjes së çelësit të rrymës
kryesore.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
► Fig.7: 1. Këmbëza e çelësit
Për ta ndezur veglën, tërhiqni këmbëzën e çelësit me
çelësin kryesor të energjisë të ndezur. Shpejtësia e
veglës rritet me rritjen e trysnisë në këmbëzën e çelësit.
Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
SHËNIM: Vegla ndalon automatikisht nëse vazhdoni
të tërhiqni këmbëzën e çelësit për rreth 6 minuta.
Kur vegla nuk është
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
► Fig.8: 1. Llamba
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba
vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba
fiket afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
SHËNIM: Kur vegla është e mbinxehur, ajo ndalon
automatikisht dhe llamba nis të pulsojë. Në këtë
rast, lëshoni këmbëzën e çelësit. Llamba fiket për 5
minutë.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, leva e çelësit nuk mund të tërhiqet.
► Fig.9: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
Funksioni i ndryshimit automatik të
shpejtësisë
Kjo vegël ka "regjimin e shpejtësisë së lartë" dhe
"regjimin e forcës së lartë rrotulluese".
Vegla e ndryshon regjimin e punës në mënyrë
automatike në varësi të ngarkesës së punës. Kur
ngarkesa e punës është e ulët, vegla do të funksionojë
në "regjimin e shpejtësisë së lartë" për funksionim më
të shpejtë. Kur ngarkesa e punës është e lartë, vegla do
të funksionojë në "regjimin e forcës së lartë rrotulluese"
për funksionim më të fuqishëm.
► Fig.10: 1. Treguesi i regjimit
23 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dg002g

Table of Contents