Makita LC1230 Instruction Manual page 19

Metal cutting saw
Hide thumbs Also See for LC1230:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
5.
Gjithmonë përdorni kapëse për të mbështetur
materialin e punës. Asnjëherë mos e mbani
materialin e punës me dorë. Mos e përdorni
këtë sharrë për të prerë pjesë që janë tepër të
vogla për t'u mbërthyer me morsë në mënyrë
të sigurt. Nëse dora vendoset tepër pranë fletës
së sharrës, rritet rreziku i lëndimit nga kontakti me
fletën.
Materiali i punës duhet të jetë i palëvizshëm
6.
dhe i kapur duke përdorur morsën. Mos e fusni
materialin e punës në fletë apo mos prisni
"me dorë të lirë" në asnjë mënyrë. Materialet
e punës të pashtrënguara ose lëvizëse mund të
hidhen tutje me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar
lëndim.
7.
Asnjëherë mos e kaloni dorën mbi vijën e
synuar të prerjes qoftë përpara ose prapa
fletës së sharrës. Është shumë e rrezikshme
mbajtja e materialin e punës me "duar të
kryqëzuara", pra duke e mbajtur materialin e
punës në të djathtë të fletës së sharrës me dorën
e majtë ose anasjelltas.
Mos e zgjasni dorën prapa ndaluesit të morsës
8.
me cilëndo dorë nga cilado anë e fletës së
sharrës, për të hequr ashklat apo për arsye të
tjera ndërsa fleta rrotullohet. Afërsia e fletës të
sharrës që rrotullohet me dorën tuaj mund të mos
jetë e dallueshme dhe mund të lëndoheni rëndë.
9.
Kontrollojeni fletën e sharrës përpara prerjes.
Nëse materiali i punës është i përthyer ose i
deformuar gjithmonë sigurohuni që të mos
ketë hapësirë mes materialit të punës të kapur,
morsës dhe ndaluesit të morsës përgjatë
vijës së prerjes. Materialet e harkuara ose të
deformuara të punës mund të përdridhen ose të
zhvendosen dhe mund të shkaktojnë ngecje te
fleta e sharrës që rrotullohet gjatë prerjes.
10. Mos e përdorni sharrën derisa banka të jetë
pastruar nga të gjitha veglat, ashklat etj.
përveç materialit të punës. Copëzat e vogla ose
copëzat e lira të hekurit ose objektet e tjera në
tavolinë që krijojnë kontakt me fletën që rrotullohet
mund të hidhen tutje me shpejtësi të lartë.
11.
Pritni vetëm një material pune njëkohësisht.
Materialet e punës të vendosura mbi njëra-tjetrën
nuk mund të mbërthehen ose shtrëngohen mirë
me morsë dhe mund të ngecin te fleta ose të
zhvendosen gjatë prerjes.
12. Sigurohuni që vegla elektrike të jetë e montuar
ose e vendosur në një sipërfaqe të niveluar
dhe të palëvizshme përpara përdorimit. Një
sipërfaqe pune e niveluar dhe e palëvizshme
redukton rrezikun që vegla elektrike të bëhet e
paqëndrueshme.
13. Siguroni mbështetje të mjaftueshme, si p.sh.
blloqe, këmbalecë druri, etj. për një material
pune që është më i gjerë ose më i gjatë se
pjesa e sipërme e bankës. Materialet e punës
më të gjata ose më të gjera se banka e sharrës
për prerjen e metalit mund të përmbysen nëse
nuk mbështeten mirë. Nëse përmbyset copa e
prerë ose materiali i punës, ajo mund të ngrejë
mbrojtësen e poshtme ose mund të hidhet tutje
nga fleta që rrotullohet.
14. Mos përdorni një person tjetër për të
zëvendësuar një shtesë banke ose si
mbështetje shtesë. Mbështetja e paqëndrueshme
për materialin e punës mund të bëjë që fleta të
ngecë ose materiali i punës të zhvendoset gjatë
veprimit të prerjes duke ju tërhequr juve dhe
ndihmësin në fletën që rrotullohet.
15. Pjesa e prerë nuk duhet në asnjë mënyrë
të ngecet ose të shtypet kundrejt fletës së
sharrës që rrotullohet. Nëse mbyllet, pra duke
përdorur ndalesa në gjatësi, pjesa e prerë mund të
futet si pykë kundrejt fletës dhe të hidhet tutje me
forcë.
16. Gjithmonë përdorni morsën dhe mbështeteni
mirë materialin e punës duke marrë në
konsideratë formën e tij. Për shembull, shufrat
dhe kanalet kanë tendencën të mbështillen ose
zhvendosen kur priten, duke bërë që fleta të
"kafshojë" dhe tërheqë materialin e punës me
dorën tuaj te fleta.
17. Lëreni fletën të arrijë shpejtësinë e plotë
përpara se të krijoni kontaktin me materialin
e punës. Kjo do të reduktojë rrezikun e hedhjes
tutje të materialit të punës.
18. Nëse materiali i punës ose fleta ngecin, fikeni
veglën elektrike. Prisni që të gjitha pjesët
lëvizëse të ndalojnë dhe shkëputeni spinën
nga burimi i rrymës dhe/ose hiqni paketën e
baterisë. Më pas punoni që të lironi materialin
e ngecur. Vazhdimi i sharrimit me material pune
të ngecur mund të shkaktonte humbje të kontrollit
ose dëmtim të veglës elektrike.
19. Pas përfundimit të prerjes, lironi çelësin,
mbajeni kokën e sharrës poshtë dhe prisni që
fleta e sharrës të ndalojë përpara se të hiqni
pjesën e prerë. Është e rrezikshme zgjatja e
duarve pranë fletës që po ndalon.
20. Mbajeni dorezën mirë kur bëni një prerje të
paplotë ose kur lironi çelësin përpara se koka
e sharrës të jetë plotësisht në pozicionin
poshtë. Veprimi i frenimit të sharrës mund të bëjë
që koka e sharrës të tërhiqet papritur poshtë, duke
shkaktuar rrezik lëndimi.
21. Diametri i jashtëm i fletës së sharrës duhet
të jetë kapaciteti i specifikuar. Aksesorët me
përmasa të gabuara nuk mund të mbrohen ose të
kontrollohen siç duhet.
22. Madhësia e grupit të fletës së sharrës dhe
të flanxhave duhet të përputhet me aksin e
veglës elektrike. Fleta e sharrës dhe flanxhat
që kanë vrima në boshte që nuk përputhen me
pjesën tjetër të veglës elektrike do të humbasin
ekuilibrin, do të lëkunden jashtë mase dhe mund
të shkaktojnë humbjen e kontrollit.
23. Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
24. Mos e përdorni sharrën për prerjen e metalit
për të prerë çelik ndryshe nga çeliku i butë ose
inoksi.
Udhëzime shtesë
1.
Asnjëherë mos qëndroni mbi sharrën për
prerjen e metalit. Përmbysja ose kontakti pa
dashje me mjetin prerës mund të shkaktojë lëndim
të rëndë.
19 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Lc1230n

Table of Contents