Makita DMC300 Instruction Manual page 33

Cordless compact cut of
Hide thumbs Also See for DMC300:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Kur montoni një disk diamanti për
rendiment optimal sigurohuni që shigjetat në
diskun e diamantit të tregojnë nga i njëjti drejtim
si rrotullimi që dëshironi për diskun.
Për të hequr diskun prerës shtypni deri në fund bllokuesin
e boshtit në mënyrë që disku prerës të mos rrotullohet dhe
përdorni çelësin hekzagonal për ta liruar bulonin hekzagonal
në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Më pas, hiqni
bulonin hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe diskun prerës.
► Fig.15: 1. Bllokuesi i boshtit 2. Çelësi hekzagonal
3. Buloni hekzagonal 4. Lirimi 5. Shtrëngimi
VINI RE:
Nëse flanxha e brendshme hiqet,
vendoseni sërish në bosht me pjesën e montimit
në disk të drejtuar nga lart.
Për të instaluar një disk prerës, ndiqni procedurën e
anasjellë të heqjes.
► Fig.16: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e jashtme
3. Disku prerës 4. Flanxha e brendshme
5. Boshti
Instalimi dhe heqja e kapakut të
thithjes së pluhurit
KUJDES:
Sigurohuni që mbrojtësja e diskut
të jetë fiksuar mirë nga bllokues brenda kapakut
të thithjes së pluhurit përpara përdorimit.
KUJDES:
Shmangni kapakun e thithjes së
pluhurit për punime metali që krijon nxehtësi
dhe flakje shkëndijash pasi mund të shkrijë
komponentët plastikë të kapakut të thithjes së
pluhurit.
Kapaku i thithjes së pluhurit përmirëson funksionimin
e sigurt dhe efikas, duke ofruar mbrojtje ndaj diskut
rrotullues, stabilitet në prerje, kontroll preciz mbi
thellësinë e prerjes dhe zgjidhje për nxjerrjen e pluhurit,
sidomos në prerjet e pllakave, suvasë, gurit.
Instalimi i kapakut të thithjes së pluhurit
1.
Lironi vidën me veshë në shkallën e thellësisë
të kapakut të thithjes së pluhurit. Ngrijeni plotësisht
kapakun dhe pastaj shtrëngojeni vidën me veshë për të
siguruar kapakun e thithjes së pluhurit në një pozicion
të ngritur.
► Fig.17: 1. Vida me veshë 2. Shkalla e thellësisë
3. Kapaku i thithjes së pluhurit
2.
Vendoseni mbrojtësen e diskut në vegël në
pozicionin para.
► Fig.18: 1. Mbrojtësja e diskut
3.
Ngrini lehtësisht dorezën e veglës dhe vendoseni
gjysmën e parë të mbrojtëses së diskut në kënd me
kapakun e thithjes së pluhurit, duke e lëshuar fundin e
diskut prerës përmes folesë së diskut në bazament.
► Fig.19: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Kapaku i thithjes së
pluhurit 3. Disku prerës 4. Foleja e diskut
4.
Instaloni gjysmën e pasme të mbrojtëses së diskut
në kapakun e thithjes së pluhurit, ndërsa ulni dorezë e
veglës nga pozicioni i ngritur në pozicionin e ulur.
► Fig.20: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Kapaku i thithjes
së pluhurit
5.
Ngrijeni sërish dorezën e veglës për të kapur
skajin e pasmë të mbrojtëses së diskut mbi bllokues
brenda kapakut të thithjes së pluhurit.
► Fig.21: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Ndaluesi
6.
Lironi vidën me veshë. Lëkundeni veglën lart
e poshtë në thellësinë e dëshiruar të prerjes. Pastaj
shtrëngoni vidën me veshë për të siguruar veglën në
vend.
Heqja e kapakut të thithjes së
pluhurit
1.
Lironi vidën me veshë në shkallën e thellësisë
të kapakut të thithjes së pluhurit. Ngrijeni plotësisht
dorezën e veglës dhe pastaj shtrëngojeni vidën me
veshë për të siguruar kapakun e thithjes së pluhurit në
një pozicion të ngritur.
► Fig.22: 1. Vida me veshë 2. Shkalla e thellësisë
3. Kapaku i thithjes së pluhurit
2.
Rrëshqiteni levën e lirimit drejt vidës me veshë
për të shkyçur mbrojtësen e diskut nga bllokuesi brenda
kapakut të thithjes së pluhurit.
► Fig.23: 1. Leva e lirimit 2. Vida me veshë
3. Mbrojtësja e diskut 4. Kapaku i thithjes së
pluhurit 5. Ndaluesi
3.
Çmontojeni gjysmën e pasme të mbrojtëses së
diskut nga kapaku i thithjes së pluhurit, ndërsa ulni
dorezën e veglës nga pozicioni i ngritur në pozicionin e
ulur.
► Fig.24: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Kapaku i thithjes
së pluhurit
4.
Tërhiqni gjysmën e parme të mbrojtëses së
diskut në një kënd disi më për lartë dhe për jashtë, veç
kapakut të thithjes së pluhurit.
► Fig.25: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Kapaku i thithjes
së pluhurit
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbani gjithnjë të kapur mirë veglën
gjatë funksionimit.
KUJDES:
Mos ushtroni forcë mbi veglën.
Sforcimi dhe ushtrimi i forcës së tepërt ose lënia e
diskut të anojë, të ngushtohet apo të përdridhet gjatë
prerjes mund të shkaktojë mbinxehje të motorit dhe
kërcim të rrezikshëm mbrapsht të veglës.
KUJDES:
Kur prisni plastike, sigurohuni
të mos e mbinxehni diskun prerës. Kjo mund të
rezultojë në shkrirjen e materialit të punës.
KUJDES:
Mos e godisni diskun prerës kur
filloni punën apo gjatë punës.
KUJDES:
Gjithmonë përdorni syze mbrojtëse
ose një mbrojtëse të fytyrës gjatë punës.
KUJDES:
Pas pune fikeni gjithnjë veglën dhe
prisni derisa disku të ndalojë tërësisht përpara se
ta vendosni veglën diku.
33 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dmc300z

Table of Contents