Sensori I Kursimit Dhe Ndriçimi I Ekranit; Specifikimet Dhe Informacione Të Tjera - Samsung QE43LS05B User Manual

Hide thumbs Also See for QE43LS05B:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit.
Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon
automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin
e energjisë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni, shkoni te
Meny >
Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Të përgjithshme dhe
fshehtësia > Kursimi i energjisë > Optimizimi i ndriçimit.
• Sensori ekonomik ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit.
Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë ndriçimin
e figurës.
04 Specifikimet dhe
informacione të tjera
Specifikimet
Rezolucioni i ekranit
3840 x 2160
Zëri (dalja)
60 W
Temperatura e përdorimit
10 °C deri në 40 °C (50 °F deri në 104 °F)
Lagështia e përdorimit
10 % deri në 80 %, jokondensuese
Temperatura e ruajtjes
-20 °C deri në 45 °C (-4 °F deri në 113 °F)
Lagështia e ruajtjes
5 % deri në 95 %, jokondensuese
Shqip - 6
Shënime
• Kjo pajisje është një aparat digjital i Klasit B.
• Për informacione rreth furnizuesit të energjisë dhe për
konsumin e energjisë, shihni informacionin në etiketën e
bashkëngjitur me produktin.
>
– Në shumicën e modeleve, etiketa është e ngjitur në pjesën
e pasme të televizorit. (Në disa modele, etiketa ndodhet
brenda fishës së kapakut.)
• Konsumi i zakonshëm i energjisë matet sipas IEC 62087.
• Figurat dhe specifikimet Quick Setup Guide mund të
ndryshojnë nga produkti konkret.
• Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen
vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e
produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të
ndryshohen pa njoftuar.
Në situatat e mëposhtme mund të ketë tarifë administrimi:
(a) Thirret një teknik sipas kërkesës, por rezulton që produkti
nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është lexuar manuali i
përdorimit).
(a) E sillni njësinë në pikën e servisit të "Samsung", por
rezulton që produkti nuk ka defekt (p.sh. nëse nuk është
lexuar manuali i përdorimit).
Do të informoheni për tarifën e administrimit përpara kontrollit
nga tekniku.
Pas riparimit nga një servis jo I autorizuar, apo vetë-riparim ose
riparim jo-profesional i produktit, Samsung nuk është përgjegjës
për ndonjë dëmtim të produktit, ndonjë dëmtim ose ndonjë
çështje tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga ndonjë
përpjekje për të riparuar produktin i cili nuk i ndjek me kujdes
këto udhëzime të riparimit dhe mirëmbajtjes. Dëmtim i produktit
i shkaktuar nga një përpjekje për të riparuar produktin nga ndonjë
person tjetër përveç Servisit të certifikuar nga Samsung nuk do të
mbulohet nga garancia.
Ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/support per me
shume informacion ne lidhje me paisjet periferike Samsung
Adaptor dhe remote control dhe si eshte e lidhur me direktiva e
fundit te EU Ecodesign ErP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents