Çfarë Përmban Kutia; Kujdesi Për Televizorin - Samsung QE43LS05B User Manual

Hide thumbs Also See for QE43LS05B:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Masat paraprake për lëvizjen e The Sero
Produkti duhet të ngrihet lart nga dy persona vetëm në regjim
portreti.
[ Mos e lëvizni asnjëherë produktin në regjim Peizazhi.
[ Nëse produkti bie, ai mund të shkaktojë lëndime ose
dëmtim të tij. Bëni kujdes që të mos lëndoni duart apo
këmbët.
[ Bëni kujdes që ndërsa e ngrini produktin të mos ta mbani
nga ekrani.
[ Mos e ngrini produktin vetë.
[ Mos e lëvizni asnjëherë produktin duke e tërhequr.
[ Mos e mbani asnjëherë nga ekrani për ta lëvizur.
Veprimi
• Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund
të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i hidhni bateritë
sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për
informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
• Ruajini aksesorët (telekomandën etj.) në një vend të sigurt ku
nuk mund t'i gjejnë fëmijët.
• Mos e rrëzoni dhe mos e godisni produktin. Nëse produkti
është i dëmtuar, hiqeni kabllon elektrike dhe kontaktoni
qendrën e shërbimit të Samsung.
• Mos e hidhni telekomandën ose bateritë në zjarr.
• Mos krijoni lidhje të shkurtër, çmontoni apo mbinxehni
bateritë.
• KUJDES: Ka rrezik shpërthimi nëse i zëvendësoni me tipin e
gabuar bateritë e përdorura në telekomandë. Zëvendësojini
me bateri lloji të ngjashëm apo ekuivalent.
• PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR
PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË
DHE ARTIKUJT E TJERË ME FLAKË TË
HAPURA LARG KËTIJ PRODUKTI NË ÇDO
KOHË.
Kujdesi për televizorin
• Për ta pastruar aparatin, hiqeni nga priza dhe fshijeni
produktin me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni
kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesit, insekticidet,
aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Këto kimikate
mund të dëmtojnë pamjen e jashtme të televizorit ose të
fshijnë printimet mbi produkt.
• Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten
gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta
pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë
të butë.
• Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo
lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë
ose goditje elektrike.
Shqip - 4
01 Çfarë përmban kutia?
Sigurohuni që artikujt e mëposhtëm vijnë me televizorin. Nëse
mungon ndonjë artikull, kontaktoni shitësin.
• Telekomanda inteligjente "Samsung"
• Manuali i përdorimit
• Përshtatësin e kartës CI
• Fletëgarancia / Udhëzuesi rregullator (nuk jepet në disa
vende)
• Kablloja elektrike e televizorit
• Ngjyrat dhe format e artikujve mund të ndryshojnë në varësi
të modeleve.
• Kabllot e papërfshira mund të blihen veçmas.
• Kontrolloni për aksesorë të fshehur prapa ose brenda
materialeve të paketimit gjatë hapjes së kutisë.
Paralajmërim: Ekranet mund të dëmtohen në
rast shtypjeje të drejtpërdrejtë, nëse nuk kapen
siç duhet. Rekomandojmë që televizori të mbahet
nga anët, siç tregohet.
Mos e prekni
këtë ekran!

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents