Philips Sonicare 2 Series Manual page 109

Hide thumbs Also See for Sonicare 2 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
- Për të hequr baterinë e ringarkueshme, ju nevojitet një kaçavidë
me kokë të rrafshët (standarde). Zbatoni masat bazë të sigurisë
gjatë ndjekjes së procedurës së përshkruar më poshtë. Sigurohuni
të mbroni sytë, duart, gishtat dhe sipërfaqen mbi të cilën punoni.
1 Për të shkarkuar ngarkesat nga bateria e ringarkueshme, hiqni
dorezën nga ngarkuesi, ndizni "Philips Sonicare" dhe lëreni të
punojë derisa të ndalojë. Përsëriteni këtë hap derisa "Philips
Sonicare" të mos ndizet më.
2 Futni një kaçavidë në folenë në pjesën e poshtme të dorezës dhe
rrotullojeni në drejtim kundërorar për të hequr kapakun e poshtëm
(Fig. 12).
3 Mbajeni dorezën përmbys dhe shtyni poshtë boshtin për të nxjerrë
komponentët e brendshëm të dorezës (Fig. 13).
4 Futeni kaçavidën poshtë qarkut, pranë lidhjeve të baterisë, dhe
rrotullojeni për të shkëputur lidhjet. Hiqni qarkun dhe shkëputeni
baterinë nga mbajtësja (Fig. 14) plastike.
Tani bateria e ringarkueshme mund të riciklohet dhe pjesa e
mbetur e produktit mund të hidhet në mënyrën e duhur.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni
www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e garancisë
ndërkombëtare.
Kufizimet e garancisë
Kushtet e garancisë ndërkombëtare nuk mbulojnë sa më poshtë:
- Kokat e furçës.
- Dëmtimin e shkaktuar nga përdorimi i pjesëve të paautorizuara të
ndërrimit.
- Dëmtimin e shkaktuar nga keqpërdorimi, abuzimi, pakujdesia,
modifikimi ose riparimi i paautorizuar.
- Konsumimin e zakonshëm, duke përfshirë ciflosjet, gërvishtjet,
gërryerjet, çngjyrimin ose zbehjen.
109
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents