Download Print this page

Instalimi Dhe Përdorimi I Frigoriferit Tuaj - AEG RCB646E3MB User Manual

Hide thumbs Also See for RCB646E3MB:

Advertisement

Available languages

Available languages

• Mos i prekni gjërat e ngrira me duar të lagura! Mos i hani akulloret dhe kubat
e akullit menjëherë pasi t'i keni nxjerrë nga dhoma e ngrirësit!
• Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira pasi kanë shkrirë. Kjo mund të shkaktojë
probleme shëndetësore si helmim nga ushqimi.
• Mos e mbuloni trupin ose kreun e frigoriferit me leckë. Kjo ndikon në performancën e
frigoriferit tuaj.
• Fiksojini aksesorët në frigorifer gjatë transportit për të parandaluar dëmtimin e tyre.
Instalimi dhe përdorimi i frigoriferit tuaj
Para se të filloni ta përdorni frigoriferin tuaj, duhet t'i kushtoni vëmendje pikave të mëposhtme:
• Tensioni i punës për frigoriferin tuaj është 220-240 V në 50Hz.
• Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet që ndodhin për shkak të përdorimit pa tokëzim.
• Vendoseni frigoriferin në një vend ku nuk do të ekspozohej nën dritën direkte të diellit.
• Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm larg nga sobat, furrat me gaz dhe pajisjet e
ngrohjes dhe duhet të jetë të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
• Frigoriferi juaj nuk duhet të përdoret asnjëherë jashtë ose të lihet nën shi.
• Mos vendosni asgjë mbi frigorifer dhe montojeni frigoriferin në një vend të
përshtatshëm në mënyrë që sipër të ketë të paktën 15 cm hapësirë.
• Këmbët e para të lëvizshme duhet të rregullohen në mënyrë që pajisja të
jetë në nivel dhe e palëvizshme. Mund t'i rregulloni këmbët duke i rrotulluar
ato në drejtim të akrepave të orës (ose në drejtim të kundërt). Kjo mund të
bëhet para se të vendosni ushqim në frigorifer.
• Para se ta përdorni frigoriferin tuaj, fshijini të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë me një lugë
çaji bikarbonat sode, dhe pastaj shëplajeni me ujë të pastër dhe thajeni. Vendosini të
gjitha pjesët pas pastrimit.
• Kondensatori i frigoriferit tuaj ndodhet në fund
të kabinetit. Si rezultat, montoni distancatorin
duke e fiksuar në vrimat në panelin e kapakut
të poshtëm dhe rrotullojeni 90° siç është treguar
në figurën e mëposhtme për të rregulluar
distancën midis frigoriferit dhe murit të pasmë
ku do ta vendosni frigoriferin. Mund ta lëvizni
frigoriferin drejt murit të pasmë deri në atë pikë.
•Distanca mes pajisjes dhe murit të pasmë pat-
jetër të jetë minimum 42 mm dhe maksimum
75 mm.
Plastik për vendosjen në distancë
AL -77-

Advertisement

loading