Download Print this page

Informacione Sigurie; Paralajmërime Sigurie - AEG RCB646E3MB User Manual

Hide thumbs Also See for RCB646E3MB:

Advertisement

Available languages

Available languages

Informacione sigurie

• Ndërsa e lëvizni dhe vendosni frigoriferin, bëni kujdes të mos dëmtoni qarkun e gazit
ftohës.
• Nëse frigoriferi juaj ka një çelës, prisheni ose hiqeni çelësin para se ta hidhni pasi fëmijët
mund të bllokohen brenda dhe mund të shkaktojë aksident.
Shënime të rëndësishme
• Kjo pajisje është prodhuar që të përdoret në ambiente të brendshme dhe duhet të përdoret
vetëm për të ruajtur ushqime. Nuk është e përshtatshme për qëllime tregtare dhe ky lloj
përdorimi do ta bëjë garancinë të pavlefshme.
Hedhja e pajisjes së vjetër
Frigoriferit dhe ngrirësit e vjetër përmbajnë material izolimi dhe ftohës me CFC. Prandaj,
duhet bërë kujdes të mos dëmtoni mjedisin kur hidhni frigoriferët e vjetër dhe të siguroheni
që të zbatoni rregullat vendase.
Simboli mbi produkt ose mbi paketim tregon që ky produkt mund të mos trajtohet
si mbeturina shtëpiake. Por në vend të kësaj duhet dorëzuar pikës së caktuar të
mbledhjes për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Me sigurimin se ky
produkt hidhet në mënyrë të duhur, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave
të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor, të cilat ndryshe do
të mund të shkaktoheshin nga trajtimi joadekuat i mbeturinave të këtij produkti. Për
informacione më të hollësishme në lidhje me riciklimin e këtij produkti, ju lutem kontaktoni
zyrën tuaj lokale në qytetin tuaj, shërbimin e mbeturinave të shtëpisë suaj apo shitoren ku e
keni blerë produktin.
Paralajmërime sigurie
• Mos përdorni priza të shumëfishta ose kabllo zgjatues.
• Mos futni spina të dëmtuara, të zhveshura ose të vjetra.
• Mos e tërhiqni, përthyeni ose dëmtoni kabllin.
• Mos përdorni përshtatës spine.
• Kjo pajisje është bërë për t'u përdorur nga të rriturit, mos i lini fëmijët të
luajnë me pajisjen ose të varen mbi derë.
• Mos futni ose nxirrni spinën nga priza me duar të lagura për të shmangur
zënien e korrentit.
• Mos vendosni shishe qelqi ose kanaçe pijesh në dhomën e ngrirësit.
Shishet ose kanaçet mund të shpërthejnë.
• Për sigurinë tuaj mos vendosni materiale shpërthyese ose të djegshme
brenda frigoriferit. Vendosini pijet me sasi të lartë alkooli në pozicion
vertikal në ndarjen e frigoriferit dhe duke i mbyllur grykat fort.
• Kur merrni akull të bërë në dhomën e ngrirësit, mos e prekni, akulli mund të shkaktojë
djegje dhe/ose prerje akulli.
AL -76-

Advertisement

loading