Makita DUR141 Instruction Manual page 30

Cordless string trimmer
Hide thumbs Also See for DUR141:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Llamba e treguesit
► Fig.8: 1. Llamba e treguesit
Përdorimi i veglës bën të mundur që llamba treguese të tregojë gjendjen e kapacitetit të kutisë së baterisë.
Llamba ndizet e kuqe kur vegla mbingarkohet dhe fiket gjatë përdorimit.
Drejtojuni tabelës së mëposhtme për gjendjen dhe veprimet që duhen ndërmarrë për llambën treguese.
Llamba e treguesit
Llamba pulson në të kuqe.
Llamba ndizet e kuqe.
(Shënimi 1)
Llamba ndizet e kuqe.
(Shënimi 1)
Shënimi 1: Koha e ndriçimit të llambës treguese ndryshon sipas temperaturës përreth zonës
së punës dhe gjendjes së kutisë së baterisë.
Rregullimi i gjatësisë së boshtit
PARALAJMËRIM:
Përpara se të rregulloni gjatësinë e boshtit,
lëshoni këmbëzën e çelësit dhe hiqni kutinë
e baterisë nga prerësi me fije. Moslëshimi i
këmbëzës dhe mosheqja e kutisë së baterisë
mund të shkaktojnë lëndim personal.
► Fig.9: 1. Boshti 2. Mbajtësja
Për të rregulluar gjatësinë e boshtit, kthejeni dorezën
në drejtim kundërorar derisa boshti të zhbllokohet
dhe tërhiqeni ose shtyjeni brenda deri në gjatësinë e
dëshiruar.
Koka prerëse prej najloni
NJOFTIM:
Ngritja dhe tërheqja nuk funksionon siç duhet
nëse koka prerëse prej najloni nuk rrotullohet.
► Fig.10: 1. Koka prerëse prej najloni
Koka prerëse prej najloni është kokë prerëse me fije me
një linjë dhe ka mekanizëm me ngritje dhe tërheqje.
Për të nxjerrë fijen e najlonit, koka prerëse duhet
përplasur në tokë gjatë kohës që vegla është në punë.
Gjatë daljes, fija e najlonit do të pritet automatikisht në
gjatësinë e duhur nga prerësi mbi mbrojtëse.
SHËNIM:
Nëse fija e najlonit nuk del gjatë përplasjes së
kokës, rimblidheni/zëvendësojeni fijen e najlonit
duke ndjekur procedurat e përshkruara tek
"Instalimi ose heqja e kokës prerëse prej najloni"
dhe "Mbledhja e një fije të re najloni te bobina."
Mos e përplasni veglën në sipërfaqe betoni ose
asfalti. Përplasja në këto lloje objektesh mund të
shkaktojë dëmtim të veglës.
Gjendja
Kjo tregon kohën e duhur të
ndërrimit të kutisë së baterisë
kur energjia e baterisë ulet.
Ky funksion punon kur energjia
e baterisë është pothuajse e
mbaruar. Në këtë moment,
vegla ndalon menjëherë.
Ndalimi automatik për shkak
të mbingarkesës.
Veprimet që duhen ndërmarrë
Ngarkojeni kutinë e baterisë sa
më shpejt të jetë e mundur.
Ngarkoni kutinë e baterisë.
Fikni veglën.
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se
të kryeni ndonjë shërbim për veglën. Nëse
vegla nuk fiket dhe kutia e baterisë nuk hiqet,
ndezja aksidentale mund të shkaktojë lëndim të
rëndë personal.
Mos e ndizni kurrë veglën nëse nuk është
montuar plotësisht. Vënia në punë e veglës
kur ajo është pjesërisht e montuar mund të
rezultojë në lëndime personale serioze nga
ndezja e paqëllimshme.
Instalimi i dorezës së përparme
► Fig.11: 1. Mbajtësja e përparme 2. Dado
shtrënguese 3. Buloni hekzagonal
Vendoseni dorezën e përparme në mbajtësen e dorezës së
përparme dhe fiksojeni me një bulon hekzagonal dhe dadon
shtrënguese që jepet me prerësin me fije, siç tregohet në
figurë. Në këtë moment, buloni hekzagonal duhet të montohet
në anën ku gjendet vrima e bllokimit të bulonit hekzagonal dhe
dadoja shtrënguese duhet të montohet në anën e kundërt.
SHËNIM:
Doreza e përparme ka një të çarë nga skaji
në skaj në zonën e montimit të saj. Përdorimi
i kësaj të çare mundëson instalimin e lehtë të
dorezës së përparme te mbajtësja e dorezës së
përparme.
Këndi i dorezës së përparme mund të rregullohet. Për të rregulluar
këndin e dorezës së përparme, lironi dadon shtrënguese,
vendoseni dorezën e përparme në këndin e duhur sipas punës që
do të kryeni dhe më pas shtrëngojeni fort dadon në drejtim orar.
30 SHQIP

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur181Dur181z

Table of Contents