Samsung VS15T70 Series User Manual page 67

Hide thumbs Also See for VS15T70 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
• Mos e çmontoni baterinë dhe
sigurohuni të mos krijoni një qark
të shkurtër përmes kontakteve plus
(+) dhe minus (-).
• Rrjedhjet nga pilat e baterisë mund
të ndodhin në kushte ekstreme
përdorimi ose temperature. Nëse
lëngu ju bie në lëkurë, lajeni shpejt
me ujë zonën e prekur. Nëse lëngu
ju bie në sy, shpëlajini menjëherë
me ujë të pastër për minimumi 10
minuta. Kërkoni ndihmë mjekësore.
• Për të mbrojtur motorin dhe
baterinë, fshesa me korrent mund
të mos funksionojë kur temperatura
është nën 5°C ose mbi 45°C.
Përdorimi
SHËNIM
• Nëse mbi furçën ushtrohet forcë
e tepruar apo nëse në furçën
rrotulluese (cilindri) ngecin sende
të huaja, furça mund të ndalojë
së punuari për të mbrojtur
motorin ose fshesën me korrent.
Fikeni fshesën me korrent, hiqni
materialin e huaj dhe më pas
ndizeni. Nëse fshesa me korrent
nuk ndizet, fikeni dhe ndizeni
sërish.
• Mund të shkaktohet elektricitet
statik në varësi të lagështisë,
temperaturës apo materialit
të dyshemesë etj. në shtëpinë
tuaj. Nëse ndodh vazhdimisht,
kontaktoni me një qendër të
shërbimit të "Samsung".
• Karikojeni plotësisht baterinë:
– Para përdorimit për herë të
parë të një baterie të sapoblerë
apo nëse nuk e keni përdorur
baterinë për një kohë të gjatë.
– Kur treguesi i nivelit të baterisë
është në nivelin më të ulët dhe
pulson.
• Nëse nuk do ta përdorni fshesën
me korrent për një kohë të gjatë
ose nëse do të largoheni nga
shtëpia për një kohë të gjatë,
hiqeni nga priza suportin për mur,
si dhe shkëputeni nga bateria.
Bateria do të shkarkohet ngadalë
kur nuk karikohet dhe nuk
përdoret.
• Karikojeni baterinë kur është në
nivel të ulët. Nëse niveli i baterisë
qëndron i ulët për një kohë të gjatë,
kjo mund të shkaktojë degradimin
e performancës së baterisë.
• Pastrojeni lehtë vatën e njomë
shumëpërdorimëshe me duar dhe
duke përdorur sapun larjeje.
• Nëse vata e njomë ekspozohet ndaj
nxehtësisë apo zbutësve, mund të
pësojë modifikime dhe mund t'i
cenohet efikasiteti si produkt.
• Vata e njomë shumëpërdorimëshe
mund të pastrohet në makinë
larëse. Por, nëse kalon në vlim, vata
mund të pësojë modifikime apo të
çngjyroset dhe mund t'i cenohet
efikasiteti si produkt.
Shqip 11

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vs20t75 series

Table of Contents